13 shprehi që një punëtor i mirë duhet t’i ketë

16 / 03 / 2014 0 Komente

13 shprehi që një punëtor i mirë duhet t’i ketë

Urime! Je pranuar në punë. Këto janë fjalët mikëpritëse në një ambient të ri pune. Mund të duket në fillim quditshëm, po më pas gjërat vijnë duke iu kthyer normales.

13 shprehi që një punëtor i mirë duhet t’i ketë

Këtu janë disa prej shkathtësive që një punëtor i ri duhet t’i ketë, shkathtësi të cilat kompania do t’i kërkojë në performancën tënde.

1) Përpikshmëria. Paraqitu në punë me kohë, ose 10 minuta më herët. Filloja ditës i relaksuar dhe energjik.

2) Iniciativ. Merre iniciativen t’i perfundosh gjërat. Kjo përfshinë edhe nëse duhet të rregullosh gypin e ujit apo ndonjë punë tjetër dore. Thjesht bëje!

3) I rregullt dhe i pastër. Siguroju që tavolina jote e punës të jetë e pastër dhe mirë e organizuar.

4) I shoqërueshëm. Shok, argëtues, si dhe sjellja pozitive janë elemente që do të shtyjnë ty drejt suksesit.

5) Sistematik. Në përgjithësi kompanitë kanë një rregullore pune, por nësë jo, atëherë shpike ti një për vete. Sipas asaj rregullore sigurohu që gjërat të kryhen me sukses në çdo ditë pune.

6) Efikas. Disa njerëz për nga natyra janë efikas. Mund të zhvillosh këtë shkathtësi duke u munduar t’i përfundosh detyrat me radhë. Pas një kohe praktikë do e kuptosh se si është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të përfunduar një gjë.

7) Zgjidhës i problemeve. Kuptoje punën që bënë, dhe improvizo kur duhet gjatë procesit punues. Jep komente, ide, dhe sugjerime kolegëve për t’i ndihmuar që t’ia dalin më mirë më klientë.

8) Shpejtësia. Mëso të punosh shpejtë gjatë rutinës në punë. Por asesi mos u ngut.

9) Shkruaj. Shkruaj në një letër shkrimi, tregoji aftësitë e tua të reportimit.

10) Evito gabimet. Secili bënë gabime, por mundohu t’i zvogëlosh rastet kur gabon, ji i vëmendshëm. Ndonjëherë gabimi nuk falet.

11) Përgjegjësia. Trego vetëdijshmëri ndaj përgjegjësisë që ti ke në kompani.

12) Puna në ekip. Bëhu lojtar në ekip. Duhet të kesh vullnet të mirë, të ndash ide, eksperiencë, dhe aftësi teknike në ekip. Kështu dhe krijon besim tek të tjerët.

13) Lexo. Leximi është ai që të ndihmon të zhvillosh apo dhe të fitosh aftësi tjera. Duke lexuar gjithashtu dhe i kupton më mirë konceptet, faktet, dhe instruksionet.

nga: 

No votes yet.