7 ‘vese’ që i paraprijnë suksesit-20 / 02 / 2015

20 / 02 / 2015 0 Komente

7 ‘vese’ që i paraprijnë suksesit

7 ‘vese’ që i paraprijnë suksesit

Pothuajse të gjithë njerëzit e sukseshëm i kanë disa tipare fillestare të njëjta. Ata e trajtojnë problemin nga të gjitha anët, janë organizatorë të mirë e respektojnë të tjerët për t’u respektuar. Por cilat janë ‘veset’ bazë që duhet t’i ketë një njeri i suksesit?

Në këtë artikull do të ju njoftojmë me shtatë prej tyre.

1. Krijo lista

Është e lehtë të mbingarkohesh me kërkesat që ka një projekt jetësor. Krijimi i listave ditore me gjërat që duhet bërë ju bënë të jeni i ndershëm me vetveten, të jeni i motivuar dhe të keni përparim konstant. Fillo prej gjërave më të vogla, e deri te ato më të mëdhajat. Për të pasur një listë më të organizuar, shkruajini ato në mëngjes, kur truri ende nuk është i ngarkuar.

2. Reflektoni gabimet

Sa herë që përballeni me sfida të reja, fokusohuni më shumë në arritjet e projektit se sa në idenë e dështimit. Kur nuk ndihemi të sigurte, merrni një fletore dhe shkruani 3 gabime që keni hasur gjatë ndonjë projekti të mëparshëm, e më pas edhe si i keni zgjidhur ato. Kjo do të ju rritë besimin në vete.

3. Harroni kohën e përkryer

Mos e prisni kohën e përkryer për realizimin e ndonjë ëndrre. Shumë thjeshtë ajo nuk vie, ju duhet ta krijoni kohën. Projektin që keni para vetes duhet ta bëni sa më të thjeshtë fillimisht, e më pas ta ‘gdhendni’ deri në të përkryer.
Njerëzit e sukseshëm e kanë këtë veqori, dhe nuk e arsyetojnë zvarritjen e projektit me mungesën e përsoshmërisë.

4. Bëni gjera të mira, por mos i tregoni të gjithëve

Një nga keqkuptimet që na ka krijuar media në masë, është ideja se njerëzit e sukseshëm i bëjnë gjerat para të gjithëve. Si shoqëri, ne shpesh e anashkalojmë faktin se për të arritur te suksesi duhet shumë punë, praktikë dhe netë të tëra pa gjumë. Bëni cdo ditë diqka, pa i treguar askujt.

5. Kujtoni vdekjen

Koha jonë e limituar, dhe nuk ka arsye të mos e mendojmë këtë. Kjo është njëra nga veqoritë më të mira që mund ta ketë një njeri i sukseshëm. Duke e ditur se koha juaj po kalon, ju nuk do të humbi as edhe një ditë. Imagjinojeni vetën në moshën 65 vjeqare për cdo vendim madhor që merrni, dhe nëse nuk do të donit të jetoni në atë që shihni, mendo për diqka tjetër.

6. Mos i beso fatit

Kur ta kuptoni se fati është rezultat i punës së lodhshme dhe sakrificës, atëherë jeni vetëm një hap larg suksesit.

7. Pranoni kritikat

Në vend se të nervozoheni me kritikat që ju japin të tjerët, ju duhet t’i dëgjoni ato, t’i shkruani diku, e më pas ti përdorni për të pasur sukses. Herës tjetër që përballeni me kritika negative, degjojini ato dhe në fund falenderojeni kritikuesin. Kjo do të rrise besimin në vete dhe gjithashtu nuk do të keni energji negative gjatë ditës. Pozitiviteti është baza e suksesit.

Ju duhet të besoni në vetvete, ta mbani kokën lartë për atë që jeni dhe të vazhdoni. Pa marrë parasyshë cka ndodhë!

Shkruar nga Pajtim A. Morina | 20 Shkurt 2015

No votes yet.