Agjencia e Regjistrimit Civil - Ministria e Punëve të Brendshme

12 / 11 / 2013 0 Komente

Agjencia e Regjistrimit Civil – Ministria e Punëve të Brendshme

Agjencia-e-Regjistrimit-Civil

Agjencia e Regjistrimit Civil

Vendi: Mamushë dhe Dragash

 Afati per aplikim është  deri me: 20 nëntor 2013

Ministria e Punëve të Brendshme duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS - Agjencia e Regjistrimit Civil

Për plotësimin e vendit të punës

II. Titulli i vendit të punës: Nëpunës Adminiatrativ në Qendrën Komunale për Regjistrimin e Automjeteve në Mamushë dhe Dragash

Agjencia e Regjistrimit Civil- Departamenti i Regjistrimit të Automjeteve dhe Patentë shoferëve

Marrëdhënia e punës: Në bazë të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Kosovës dhe Akteve tjera Normative të cila rregullojnë punësimin në SHCRK

Nëpunësit civil të pranuar në pozitën e karrierës, i nënshtrohen punës provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Koeficienti: 6

Numri i referencës së vendit të punës: QKRA-3/ 2013

Përgjegjësi mbikëqyrëse: Jo

Raporton tek: Koordinatori i Qendres së Regjistrimit të Automjeteve

Orari i punës: I plotë

Vendi: Mamushë dhe Dragash

Qëllimi i punës dhe rezultatet: Pranimi i dokumentacionit për regjistrimin e automjeteve dhe paisja e qytetarëve me dokumente në mënyrë profesionale në zyrën e QKRA-së, me qëllim të ofrimit të shërbimeve të mira dhe të shpejta qytetarëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Bën kontrollimin dhe vlerësimin fillestar të dokumenteve dhe kompleton dokumentacionin përkatës;
Shqyrton dokumentet e paraqitësve të kërkesës dhe kompleton format përkatëse për aplikim;
Bën zbatimin e dispozitave ligjore dhe procedurave për regjistrimin e automjeteve lidhur me vërtetimin, nënshkrimin dhe lëshuarjn e librezave të qarkullimit për automjetet dhe lëshuarjen e tabelave;
Është përgjegjës për udhëzimin e palëve për procedurat e nevojshme dhe për dokumentacion shtesë;
Bën barazimin e raporteve të Bankës me Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve;
Bashkëpunon me Koordinatorin e QKRA, për të identifikuar nevojat dhe për të kërkuar dhe ofruar këshilla dhe udhëzime lidhur me zbatimin e dispozitave ligjore për regjistrimin e automjeteve;
Kujdeset për përmbushjen me kohë të shërbimeve të regjistrimit të automjeteve;
Për punën e vet i raporton rregullisht Koordinatorit të QKRA-së;
Kryen punët tjera të natyrës, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.

Kualifikimi i kërkuar:

Diploma e shkollës së mesme;

Përvoja, aftësitë dhe atributet tjera që kërkohen:

Dy (2) vjet përvojë;
Aftësi të dëshmuara profesionale për ti interpretuar procedurat e regjistrimit të automjeteve në detaje dhe arritjen e rezultateve në punë;
Shkathtësi të mira hulumtuese dhe komunikimit me shkrim dhe me gojë;
Aftësi për të kuptuar shpejtë infomacionin e ndërlikuar, në mënyrë të shpejtë të arrijë të kyçet në tema dhe të përcjellë në mënyrë efektive informacionet e ndërlikara;
Vetiniciativë, i gatshëm për të marrë përgjegjësi dhe të shfrytëzojë iniciativën e tij;
Aftësi për të vendosur përparësi dhe planifikimin e afateve për kryerjen e detyrave të punës;
Njohuri të shkëlqyera të punës me kompjuter, me aplikim programeve: Mikrosoft Office, Internet, Outlook;
Aftësi për përmbushjen e punëve të vështira, punëve të afatizuara, punëve grupore etj.
Mënyra e aplikimit:

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MPB-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MPB-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit, në adresën www.mpb-ks.org dhe dorëzohen në Njësinë e Burimeve Njerëzore, ose nëpërmjet postës elektronike ( ahmet.sh.gashi@rks-gov.net) dhe postës, në adresën: Njësia e Burimeve Njerëzore, Rr. Luan Haradinaj p. n (afër stadiumit) Prishtinë, çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në web faqja e MPB-së , duke filluar nga data 06.11.2013 deri me 20.11.2013.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me z. Ahmet Gashi, nr. tel. 038-200 19-548.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit për kualifikim, dëshmi mbi përvojën e punës dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkohen për vendin e punës.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor, nga personeli i Njësisë së Burimeve Njerëzore. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për shikim (konfirmim) të gjitha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuar mund të refuzohen.

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional“.

Agjencia-e-Regjistrimit-Civil

Agjencia e Regjistrimit Civil

Vendi: Mamushë, Kosove

 Afati per aplikim është  deri me: 21 nëntor 2013

Ministria e Punëve të Brendshme duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS -Agjencia e Regjistrimit Civil

Për plotësimin e vendit të punës

I.Titulli i vendit të punës: Koordinator në Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Mamushë

Agjencia e Regjistrimit Civil- Departamenti i Regjistrimit të Automjeteve dhe Patentë shoferëve

Koeficienti: 8.5

Marrëdhënia e punës: Në bazë të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Kosovës dhe Akteve tjera Normative të cila rregullojnë punësimin në SHCRK

Nëpunësit civil të pranuar në pozitën e karrierës, i nënshtrohen punës provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Numri i referencës së vendit të punës: QKRA-1/ 2013

Përgjegjësi mbikëqyrëse: Po

Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit për Regjistrimin e Automjeteve

Orari i punës: I plotë

Vendi: Mamushë

Qëllimi i punës dhe rezultatet: Organizimi dhe koordinimi i aktiviteteve për kryerjen dhe përmbushjen e detyrave profesionale në zyrën e QKRA-së, me qëllim që të ofrojë shërbime të mira dhe të shpejta për qytetarë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Është përgjegjës për mbarëvajtjen, organizimin, kontrollimin dhe mbikëqyrjen e punëve në QKRA;
Është përgjegjës dhe kujdeset për zbatimin e drejtë të procedurave për regjistrimin e automjeteve dhe për lëshimin e librezave të qarkullimit të automjeteve, komfor ligjeve dhe udhëzimeve administrative që e rregullojnë fushën e regjistrimit të automjeteve;
Kujdeset dhe është përgjegjës për t’i udhëzuar nëpunësit e QKRA-së, për verifikimin e saktësisë së dokumenteve të pranuara, të nevojshme për regjistrimin e automjeteve;
Menaxhon dhe në bashkëpunim me Udhëheqësin e divizionit, koordinon punën në QKRA;
Bashkëpunon me Udhëheqësin e divizionit për zgjidhjen e problemeve që paraqiten në QKRA;
Bashkëpunon me kryesuesin e divizionit për identifikimin e nevojave, për ofrimin e këshillave dhe udhëzimeve tek stafi punonjës, lidhur me zbatimin e dispozitave ligjore për regjistrimin e automjeteve;
Është përgjegjës për klasifikimin, mirëmbajtjen, arkivimin dhe ruajtjen e dokumenteve për regjistrimin e automjeteve;
Kujdeset për ofrimin e kushteve dhe përmbushjen e nevojave për furnizim me material të nevojshëm për punë në QKRA;
Për punën e vet i raporton rregullisht Kryesuesit të Divizionit;
Kryen punë të tjera të natyrës së punës, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.

Kualifikimi i kërkuar:

Diplomë universiteti: Fakulteti Juridik, Ekonomik ose Teknik (komunikacion, elektroteknik, makineri);

Përvoja, aftësitë dhe atributet tjera që kërkohen:

Tri (3) vjet përvojë pune profesionale;
Aftësi të dëshmuara profesionale për arritjen e rezultateve në punë;
Shkathtësi të mira hulumtuese dhe komunikimit me shkrim dhe me gojë;
Aftësi profesionale dhe motivuese, si dhe aftësi për të monitoruar situatat;
Aftësi për të kuptuar shpejtë informacionin e ndërlikuar, në mënyrë të shpejtë të arrijë të kyçet në tema dhe çështje dhe të përcjellë në mënyrë efektive informacionet e ndërlikuara;
Vetiniciativë, i gatshëm për të marrë përgjegjësi dhe të shfrytëzojë iniciativën e tij;
Aftësi për të vendosur përparësi dhe planifikimin e afateve për kryerjen e detyrave të punës;
Njohuri të shkëlqyera të punës me kompjuter, me aplikim programeve Microsoft Office, Internet, outlok;
Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme.
Aftësi për përmbushjen e punëve të vështira, punëve të afatizuara dhe punëve grupore etj.