Analist i portfolios së personave fizik TEB Prishtine

21 / 05 / 2013 0 Komente

Analist i portfolios së personave fizik TEB Prishtine

Analist i portfolios

 Analist i portfolios

Vendi: Prishtine, Kosove

 Afati per aplikim deri me: 21. 05. 2013

 

 

Analist i portfolios së Personave Fizik

Analist i portfolios së Personave Fizik për Degën Bregu i Diellit, Prishtinë

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Analist i Portfolios së Personave Fizik për Degën Bregu i Diellit, Prishtinë

Përgjegjësitë

• Identifikimi dhe rekrutimi i klientëve – personave fizik;

• Shitja dhe kontakti për/ me individë për produkte bankare;

• Analizimi i gjendjes financiare të klientit;

• Propozimi i kredive për aprovim;

• Mbledhja e depozitave për klientët – personat fizik;

Kualifikimet e kërkuara:

• Diploma e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi

• Preferohet 1-2 vite eksperiencë bankare, e preferuar në segmentin për persona fizik

• Preferohet eksperiencë tjetër biznesi, me përvojë analitike

• Preferohet eksperiencë në shitje profesionale

• Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij

• T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare

• Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar

• Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe aftësi të ndërtojë marrëdhënie të mira me palë

• Njohuri të mira të MS Office

• Efikas në punë ekipore

• Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze

 

Forma e aplikimit mund të merret në adresën elektronike www.teb-kos.com dhe duhet të dorëzohen së bashku me: letërnjoftimin e Kosovës, CV e detajuar, letër motivimin, diplomat (që vërtetojnë kualifikimet) dhe referencat nga punëdhënësit e mëparshëm, në e-mail adresën: hr@teb-kos.com prej datës 15.05.2013 deri 22.05.2013. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Apliko tani

Informatat kontaktuese:

Email: hr@teb-kos.com