Biografi për punë

07 / 01 / 2013 0 Komente

Bio për punë

Bio

 

 

       Bio për punë

 

 

 

 

 

Biografia është një pamje e edukimit tuaj, përvojës së punës tuaj, dhe kryesisht arritjeve tuaja.
Diferenca në mes bios dhe rezymes është që bio tregon një storie rreth jush, ndërsa rezymeja është përmbledhje e asaj se kush jeni dhe çfarë keni bërë. Të dyja përshkruajnë, por detajet janë të dhëna në nivele të ndyshme. Biografia është më pak formale dhe më e lehtë për tu lexuar.

Një bio është:

  • Është e shkruar në mënyrë narrative dhe përbëhet nga paragrafet

  • Zakonisht shkruhet në vetën e tretë

  • Në një bio përfshihen vite pune eksperience, kompanitë e njohura ku ke punuar, projektet, çmimet e fituara komerciale

  • Disa opcione përfshijnë statusin martesor, numrin e fëmijëve, vendin e banesës, si dhe të dhëna të tjera personale. (Këtë e zgjedh ti se a dëshiron të ceket apo jo)

  • Biografia është më e shkurtër se rezymeja dhe më interesante për t’u lexuar

  • Pikat më kulminante në karrierën tuaj duhet të ceken gjithsesi

  • Duhet shkruar shkurtë dhe thjeshtë

  • Nuk është e mjaftueshme për të paraqitur një aplikim për punë, mirëpo gjithsesi ju duhet rezymeja, dhe pregaditja për intervistë

 
Në bio duhet shkruajtur thjeshtë dhe fakte të vërteta, kështu që mos i “zmadho” gjërat, mjafton aq sa je për të treguar sa vlen. Përveç kësaj mund të shkruash dhe hobin që të reflektosh sa më mirë personalitetin tënd.

Shkruaje bion dhe kërko punë në fletpune.

nga:

No votes yet.