Çka është një CV (Curriculum Vitae)

05 / 03 / 2013 3 Komente

Çka është një CV (Curriculum Vitae)

është CV

 

 

Curriculum Vitae: është një skicë edukative dhe profesionale, zakonisht e përdorur për të aplikuar në një vend pune. Emër tjetër që gjithashtu mund të përdorim për CV është rezyme.

Një CV është mënyra më e zakonshme dhe fleksibële për të aplikuar në një vend pune. I përmbledh të dhënat tuaja në atë mënyrë që të tregoj ditët tua më të mira punëdhënësit, apo kujtdo tjetër që i referohet CV-ja. Një CV është dokument marketingu ku t’i e “shet” produktivitetin tënd! Duhet t’i “shesësh”, aftësitë, kualifikmet dhe eksperiencën tuaj punëdhënësit. Mund të përdoret në fusha të ndryshme. Ndonjëherë të duhet ndonjë CV e veçantë në përbërje për shkak fushës në të cilën ti ke eksperiencë.

Një CV është e ndërtuar e dizajnuar që të tregoj kualtitetet personale dhe profesionale, të cilat punëdhënësi i ka kërkuar.

Nuk ka ndonjë mënyrë që të thuhet “hmm kjo është mënyra më e mirë për të shkruajtur CV”; është dokumenti juaj dhe mund të strukturohet ashtu si ju dëshironi dhe dini.

Zakonisht CV-të lexohen jashtë orarit të punës. Mund të ndodh që ata të kenë 60 CV, ku 5 prej tyre do të jenë të përzgjedhurat. Mund të jetë që ata të jenë në pub me shok dhe e zgjedhin që në atë moment t’i lexojnë CV-të. Nëse CV juaj është shkruar keq, në mënyrë të paqart, sigurisht  që i bie tjetri do të ketë rast, jo ti!

Bëne pra CV tuaj të jetë e thjeshtë, me paragraf të shkurtër dhe forma shënimi të lehta për tu kuptuar, të ketë një plan të qartë logjik, të jetë informativ dhe tregues për përzgjedhësin. Nëse i ke parasysh të gjitha këto atëherë Cv-ja juaj ka mundësi të kaloj në “ata për intervistë”.

nga: