Disa nga sekretet per të rritur produktivitetin ne vend pune 2013

16 / 05 / 2013 0 Komente

Disa nga sekretet per të rritur produktivitetin ne vend pune

Disa

Disa nga sekretet

Për të rritur prduktivitetin në vend pune do të duhej të kishte agjendë për pruktivitet. Ndryshimet në vend të punës, pothuajse gjithmonë do ju pëlqej ekipit punues. Do të duhej të bënit një checklist me gjërat që nuk funksionojnë si duhet dhe që punëtorët të dëshironin ti shihnin më ndryshe. Pyetni punëtorët se a kanë ide se si do të mund t’i ndërronit, sigurisht me kosto jo dhe aq të lartë, nëse kompania juaj nuk e përballon. Duhet punuar menqur dhe jo vështirë.

Nuk ka një rregull absolut pothuajse për asgjë, e sidomos për produktivitet se varet se në çka punon ekipi, çfarë është natyra dhe pozita në zyre e shume elementë tjerë të ndryshëm. Por këto do të ishin disa pika që do të mund t’i ndiçni për sukes:

Bëhu më produktiv

Pa marrë parasysh natyrën e biznesit, janë shumë mënyra nëpërmjet të cilave do të mund të rritnit potencialin dhe më të mirën në ekip.

  • Krijo leadership të duhur – Kjo do të thotë të keshë vizion të çartë se çfarë do të donit të mbërrinit. Duhet të identifikohen mundësitë dhe të inspironi ekipin për t’i arritur ato mundësi.

  • Krijo kulturë të produktivitetit në vend pune – Raporti i mirë në mes stafit punues është çelsi për produktivitet në vend pune. Një vend pune ku përcjellet energji pozitive i ndihmon stafit të bashkohen e të organizohen.

E rëndësishme të dihet eksperienca dhe vlera e njerëzve që       i ke në ekip. Sa më shumë që e njohin eksperiencën dhe kapacitetin e njëri tjetrit, do të mundnin si ekip gjithnjë të nxjerrnin më të mirën.

  • Inkurajoi ekipin punues të përdorin dhe avancohen në teknologji – Kjo është një pjesë që ndihmon në rritjen e produktivitetit. Mënyrë më e lehtë për tu organizuar në punë, pra ndihmoji ekipit që të jenë update gjithnjë.

Sa më shumë shkathtësi që fiton ekipi punues projektet janë më lehtë për tu realizuar. Stafi do të kishte më shumë aftësi në komunikim dhe do të pranonin më shumë përgjegjësi. Por në staf përfshihet dhe lideri, pa një lider të shkathët dhe të përditësuar me teknologjinë asnjë punë s’do të kishte nismën e mbarë. Andaj çdo këshillë i drejtohet së pari menagjerit, udhëheqësit e më pas punëtorëve.

Vendet e punës prduktive kanë struktura dhe procese që bëjnë të mundur ndërrimin e situatës së produktit në market. Kjo arrihet më së lehti nëpërmjet teknologjisë, sa më shumë kërkime dhe rikërkime për të marrë më shumë informacione.

Pak ndryshime në ambientin punues mund të sjellin shumë ndryshime në produktin final. Sa më shumë investim në zyre do ti ndihmonte punëtorëve të ndiheshin më mirë dhe me më shumë energji. Mos u kursej ti që dhe ekipi të mos kursehen në dhënien e potencialit maksimal për kompaninë. Aq sa merrë dhe jep është ligj fillestar i njerëzimit dhe natyrës.

nga:

No votes yet.