DokuFest hap konkurs publik Prizren - 04 / 2013

10 / 04 / 2013 0 Komente

DokuFest hap konkurs publik Prizren

dokufest

DokuFest

Vendi: Prizren, Kosova

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë

DokuFest

Në kuadër të aktiviteteve të organizatës shpall KONKURS për pozitat në vijim
1. Menaxher(e) Projekti – për projektin Fabrika e Filmit Dokumentar

2. Asistent(e) për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing

3. Asistent(e) Programi

Përgjegjësitë:

Nën mbikqyrjen e Drejtorit Ekzekutiv dhe Drejtorit Artistik Menaxher(e) Projekti, në kuadër të projektit Fabrika e Filmit Dokumentar planifikon dhe ekzekuton planin e punës; koordinon, mbikqyr dhe implementon aktivitetet e projektit si: punëtoritë, mbledhjet, trajnimet, etj; planifikimin e aktiviteteve të ndërlidhura me qendrën e produksionit dhe në konsultim me menaxhmentin e organizatës koordinon përdorimin e paisjeve për nevojat e projektit, si dhe detyrat tjera të parapara me projektin në fjalë si dhe me planin strategjik të DokuFest. Kandidati/ja duhet të ketë përvojë nëmenaxhimin e projekteve, përpilimin e raporteve narative dhe financiare si dhe aftësi në punën ekipore.

Nën mikqyrjen e Menaxheres për Komunikim Asistent(e) për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing do ta menaxhojë kohën duke mbështetur projektin Fabrika e Filmit Dokumentar, Aktivitetet e ndërlidhura me organizimin vjetor të festivalit si dhe aktivitetet e ndërlidhura me Kinemanë DokuKino, Kandidati/ja duhet të ketë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze dhenjohuri shumë të mirë të rrjeteve sociale. Për këtë pozitë kandidatët e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të obligohen të kalojnë testin me shkrim.

Nën mbikqyrjen e Drejtorit Artistik Asistent(e) Programi do ta menaxhojë kohën duke mbështetur projektin Fabrika e Filmit Dokumentar dhe aktivitetet e ndërlidhura me organizimin vjetor të festivalit. Kandidati(ja) do të jetë përgjegjës(e) për koordinim të arritjes dhe dërgesës së filmave, ta mbështet ekipin e projektit Fabrika e Filmit Dokumentar gjatë aktiviteteve të projektit. Mirëmbajtja e databazës së shënimeve për nevojat e departamentit të Programit si dhe detyrat tjera të përcaktuara në planin strategjik të DokuFest

Njohuria e mirë gjuhës angleze është parakusht për të gjitha pozitat e publikuara.

Për të aplikuar, dërgoni CV’në e detajizuar dhe letër motivimin në email adresën apliko@dokufest.com. Ju lutemi mos dërgoni letrat e rekomandimit në këtë fazë.

Aplikimet pranohen vetëm përmes emali adresës së lartëcekur.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen për intervistë.

Kontakti

Emaili: apliko@dokufest.com

Ueb faqja: http://www.dokufest.com/

 

 

 

 

dokufest

DokuFest hap konkurs publik Prizren 2013

Vendi: Prizren, Kosova

Afati për aplikim deri me: 30 Qeshor 2013

DokuFest hap konkurs publik i cili do te jete i hapur deri me 30 Qershor 2013

Te gjitha pozitat jane te perkohshme per ti permbushur pozitat teknike dhe administrative per Edicionin e 12 te DokuFest qe do te mbahet nga 17-25 Gusht 2013.

Te gjitha aplikacionet duhet te dergohen ne email adresen apliko@dokufest.com. me subject:Aplikacioni – Emri i Pozites. me CV te bashkangjitur dhe nje leter motivimi te shkurte. (jo me shume se 1000 shkronja)

Aplikacionet qe dergohen ne email adresa tjera nuk do te konsiderohen. VULLNETARET E ME HERSHEM DO TE KENE PERPARSI NE PROCESINE SELEKTIMIT.

Totali i pozitave te lira 47

Pozicionet e hapura:

Departamenti Mikepritje

Koordinator/e – 1 pozite

Asistent/e – 4 pozita

Departamenti Logjistike
Koordinator/e – 1 pozite
Asistent/e – 4 pozita

DOKU TV
Koordinator/e – 1 pozite
Kamerman – 1 pozite
Montazher – 1 pozite

VULLNETARET
Koordinator/e – 1 pozite
Asistent/e – 1 pozite

Kinema
Menaxher/e Kinemaje – 4 pozita
Asistent/e Men. Kinemaje – 2 pozita
Koordinator/e Projeksionistesh – 1 pozite
Projeksionist/e – 7 pozita

DokuDaily – Blog – Media (Departamenti i Komunikimit)
Gazetar/e – 4 pozita
Redaktor/e vizual – 1 pozite
Asistent redakt. Vizual – 2 pozita
Koordinator/e Fotografesh – 1 pozite
Fotograf/e – 3 pozita
Asistent/e Marredhenie me publikun – 1 pozite
Implementues/e planit te marketingut – 1 pozite

Tjera
Menaxher/e eventesh – 1 pozite
Shites DokuShop – 3 pozita
Koordinator/e Hulumtime – 1 pozite

Informatat kontaktuese:

Emaili: apliko@dokufest.com

Ueb faqja: http://www.dokufest.com/