Fjalët që nuk duhet ti thuash në punë

22 / 11 / 2014 0 Komente

Fjalët që nuk duhet ti thuash në punë

Speechless Woman

“Fjala keqe thone kurrë nuk harrohet”. Janë disa komponentë që e përbëjnë një komunikim të mirë. Temë, industri, apo ulur në një prezantim, bisedë e thjeshtë, bisedë telefonike, takim online, lideri përdor një gjuhë nëpërmjet të cilës influencon të tjerët. Fjalët e tij janë thirrje për ta ndjekur.

Fjalët që nuk duhet t’i përdorësh janë në listën më poshtë:

“Nuk është fer.”

Asaj i është bërë ngritje në detyrë, ty jo. Atij i është njohur puna më shumë se ty. “Disa njerëz kanë, disa nuk kanë”. Padrejtësia ndodh në punë dhe në botë çdo ditë.

“Faji im.”

Kjo duket sikur do të të ndihmojë të shpëtosh, por jo!

Të thuash faji im edhe atëhere kur nuk e ke, është turpëruese. Të luash martirin vend e pa vend nuk të shton pikë. Mund të kërkosh faljenë situata ku ti je fajtori.

“Ky nuk është problemi im,” “Kjo nuk është puna ime,” ose “Une nuk paguhem për këtë.”

Nëse do i kishit kërkuar ndihmë dikujt dhe personi do të ju përgjegjej kështu, si do të ndiheshit? “Më e rëndësishmja çfarë do të thoshit për të?”

Pra, si kontribues në ekip, prioriteti kryesor do të ishte të kujdeseshe për suksesin tënd dhe të tjerëve. Një sjellje egoiste do të ndal hapin shumë herët.

“Kjo nuk do të thotë se gjithmonë duhet të thuaj po; do të thotë të mëndohesh dhe të artikulosh mirë mëndimin para se të thuash jo.

“Për shembull, nëse shefi yt të thotë a mund ta bësh këtë? Do të ishte mirë të jesh bashkpunues, në vend se të thuash “Unë nuk paguhem për këtë”. Kjo do t’i tregojë shume atij për aftësitë e tua të punës në ekip.

“Mendoj që…”

Cila prej këtyre prononcimëve tingëllon më bindshëm dhe mirë “Unë mendoj që kompania jonë mund të jetë partner i mirë për ty” Ose, “Unë besoj… ose “Une jam i bindur që kompania jonë do të jetë partner i mirë për ju”.

Pra ka fjalë që pasqyrojnë pasgiuri, të cilat bëni mirë të mos i përdorni.

“S’ka problem.”

Kur dikush të falenderon, përgjigje e sjellshme do të ishte “Jeni i mirëseardhur”

“Kjo nënkupton që ishte kënaqësi për ty që i ndihmove”.

“Ndërsa fraza ‘ s’ka problem’ i jep sinjal që nuk duhet të kërkojë ndihmë më tek ti.” Në biznes dhe situata sociale, nëse dëshiron të të marrin mirë dhe këndshëm, përgjigju ashtu si do të doje të përgjigjeshin ty.

“Do të provoj.”

“Imagjino që e ke pyetur një mik të kryej një punë para orës 17:00, e të përgjigjet, ‘Mirë e provoj’. Në këtë rast do të ndihesh i pasigurt dhe do ta bësh vet, edhe nësë nuk je i disponueshëm ne rrethana të ndryshme.

Ne vend te fjalës “Do të provoj”, përdore fjalën “ Do e bëjë”.

“Ai është idiot,” ose “Ajo është dembele,” ose “Puna ime ta shpif,” ose “E urrej këtë kompani.”

Gjuha e urrejtjes dhe e nxitjes së problemeve asnjëherë nuk është zgjidhje apo alternativë për tu marrur shembull.

Mos u bë i padëshirueshëm, gjykues, kjo pasqyron të keqen tek çdo njeri. Nëse ke një ankesë për dikë, bëhu i hapur, komunikoje qetë dhe hapur.

 

Shkruar nga Qendresa Krasniqi  25 shtator 2014

No votes yet.