Interviste e drejtpërdrejt online

20 / 01 / 2013 0 Komente

Interviste e drejtpërdrejt online

interviste online

 

 

Intervistë online

 

 
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë është një sfidë për punëtorin në ditët e sotme, të punësuar ose jo, të gjithë mundohen të avancohen në mënyrë që tu mundësohet të ngriten në detyrë, e për të papunët njohja e teknologjisë i ofron më shumë mundësi. Kompanitë janë duke u përpjekur të ruajnë shpenzimet e rekrutimit duke përdorur video intervista për shqyrtime dhe përzgjedhje. Qartazi, kjo paraqet një barrë për kandidatët, sepse kjo është një aftësi më shumë për tu zotëruar, përveç intervistës telefonike e cila veç është sfiduese.

Video intervistimi, që disa e quajnë Skype intervistimi është një mjet që i mundëson më shumë punëdhënësit të bëjë përzgjedhje në mes të kandidatëve.
Kjo e fundit paraqet disa sfida. E para është në nivelin teknik, sepse jo të gjithë në këtë pikë e kanë të instaluar Skype, e jo të gjithë kanë kamerë apo mikrofon në kompjuterin e tyre. Përveç kësaj, kompjuterët e vjetër dhe të ngadalshëm nuk mund të përpunojnë informacionin e shpejtë të mjaftueshm, dhe për këtë arsye, fotografia mund të jetë e dobët dhe e cilësisë së ulët. Në disa raste shkëputet tërësisht lidhja, dhe kjo është dështim i përpjekjes për një intervistë të suksesshme.
Paramendoni të ndodhë një gjë e tillë gjatë intervistës tuaj!

Kandidatët përveq se do të duhej të kujdesen për anën teknike, ata gjithashtu duhet të mos veshin kravata me ngjyra të theksuara dhe me shirita sepse ato shfaqen si e shtrembëruara. Gjithashtu, mos harroni se kamera mbledh gjithçka brenda rrezes së saj, kështu që është mirë në qoftëse pjesa mbrapa jush është neutrale( bardhë, kaltër…), ose përmban një raft librash apo një aranzhim të bukur lulesh. Ndriçimi është gjithashtu një element shumë i rëndësishëm në prodhimin e cilësisë së lartë të videos.

Kandidatët zakonisht kanë mjaft probleme duke u përgatitur për këto pyetje gjatë kësaj interviste sfiduese dhe të vështirë për ta parashikuar, dhe tani ata duhet shpejt të mësojnë se si të jenë aktorë të mirë në kamera. Ndërsa një aktor mund të lëvizë lirishëm, është e këshillueshme që të mos lëvizësh jashtë mase në kamera. Nëse jetoni me prindër sigurohuni që mos të ju vijë nëna të ju pyes a dëshironi kek që sapo e ka gatuar, sepse kjo do të të hiqte shumë pikë në intervistën tuaj.

Ndërsa të gjitha këto çështje teknike mund të shpresojmë se të zgjidhen, pjesa më e rëndësishme dhe e vështirë është vetë intervista: është e rekomanduar që gjatë intervistës të shikojmë drejt në kamerë pa devjime të shikimit. Paramendoni sikur jeni duke dhënë lajme dhe shikoni drejt e të sigurt. Praktiko pak me shoqërinë ose të dashurin/dashurën tuaj. Praktika bënë të mundur të përkryerën.

Nëse nuk jeni të pranishëm dhe dëshironi të gjeni punë në Kosovë, apo anasjlletas, jetoni në Kosovë por kërkoni punë në vende të tjera intervista online është një mundësi ideale për ju.

Instaloje Skype që ta kesh kur të duhet

nga:

No votes yet.