Paraqitja në një intervistë pune

02 / 01 / 2013 0 Komente

Paraqitja në një intervistë pune

intervistë e sukseshme

 

 

    Paraqitja në një intervistë pune

 

 

 

Shumica prej jush e keni vërejtur se kushtet të cilat gjenden për momentin ne Prishtinë si dhe në tërë Kosovën na bëjnë gati të pamundur që të sigurojmë një intervistë për punë. Kështu që, pasi ta kemi siguruar atë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm për mënyrën e veshjes, sjelljes, si dhe për përgjigjet të cilat i japim gjatë intervistës.
Kështu që ne do të mundohemi të ua lehtësojmë sadopak paraqitjen tuaj në intervistë.

Në rradhë të parë do të flasim për veshjen, e cila është gjëja e parë që bie në sy tek punëdhënësit tanë potencial.
Do të fillojmë me disa këshilla për veshjen e meshkujve:

– Kërko ndihmë : Nëse kjo është hera e parë që po merni pjesë në një intervistë serioze për punë, kërkoni ndihmë nga dikush i cili ka më shumë përvojë në veshje, ose siq themi ne, “dikush që ka më shum stil”.

– Vishu thjeshtë dhe komfor: Nuk është e rëndësishme se sa keni harxhuar në blerjen e një kostumi, por e rëndësishme është që ju të ndjeheni mirë dhe komfort në atë kostum.
Thjeshtësia është gjithmonë gjë e mirë.

– Mendo për të ardhmen: Kur të vishesh gjithmonë vishu ashtu siq do të ishe veshur pas 5 vjetëve. Do të thotë gjithmonë paramendoje veten tënde në një pozitë më të lartë se ajo që je tani, dhe vishu ashtu.

– Bli këpucë : Mos e mendo këtë si shpenzim por mendoje si investim. Moda e meshkujve nuk ndryshon edhe aq shpejt. Kështu që ti mund të blesh një parë këpucë 40€ dhe ato mund ti përdorësh për 10 vite.

– Mos bartë kurrë qantë të shpinës: Nëse nuk je duke shkuar në kamping, atëherë ske nevojë për qantë të shpinës.

Këshilla për veshjen e femrave dhe paraqitjen e tyre në intervistë:

– Interesohu për kodin e veshjes: Bën kërkime dhe shiko se si vishen punëtorët në atë ndërmarje ku ke aplikuar ti, dhe vishu duke u bazuar në ato kërkime.

– Kostumi: Veshja e kostumit është njëra ndër zgjedhjet më të mira që mund të bëjë një femër kur të paraqitet në intervistë për punë. Kostumi i jep një lloj autoriteti dhe bën që intervistuesit të marin më seriozisht paraqitjen e saj.
Për kostum preferohen ngjyrat të cilat nuk bien shumë në sy: kaltër mbylltë, hirtë, dhe zezë.

– Sa më pak lëkurë aq më mirë : Shumica e CEO-ve ankohen se femrat nëpër zyre vishen shumë ngushtë dhe shumë shkurtë. Gjë që shkakton jokonformitet ndërmjet punëdhënësve dhe puntorëve. Andaj nuk preferohen minifundet mbi gjunjë, bluzat që zbulojnë gjoksin si dhe zbukurimet e tepruara.

– Pak është shumë : Stolitë e tepruara nuk janë të preferuara kur të paraqitemi në intervistë për punë, andaj kujdes mos e teproni. Mos haroni se gjëja kryesore është që ta fitoni vendin e punës dhe jo pëlqimin fizik të personave tjerë.

 

Çfarë nuk duhet të themi gjatë një interviste për punë

Këtu ne do të mundohemi të flasim për gjërat të cilat thuhen gjatë një interviste, të cilat në shumicën e rasteve janë të gabuara.

1. “Më falni për vonesën”. Para së gjithash, kurrë nuk duhet të vonohemi për intervistë, dhe kjo thënie nuk bën asgjë tjetër përveq që tregon joseriozitetin tuaj.

2. “Sa është pushimi vjetor”. Nuk duket mirë, nëse ju para se të pranoheni në punë të bëni plane për mungesën tuaj në punë.

3.“A bën t’i përgjigjem kësaj telefonate”. Shumica e njerëzve mendojnë që nuk është shumë problem i madhë t’i pergjigjen telefonatave ose SMS-ve gjatë intervistës. Mirëpo ky është gabim i madh, prandaj gjithmonë duhet të ndalet telefoni para intervistës.

4. Kur të pyeteni “Ku e shihni veten pas 5 vjetëve”, kurrë mos u përgjigjni “Në pozitën tënde”. Edhe pse kjo duket si përgjigja më e mirë dhe më e përshtatshme, asnjë menaxher/shef nuk do të dëshironte që pozita e tij të kërcënohet nga një kandidat.

5.“Ju prodhoni Ajvar? Unë kam menduar se ju jeni ndërmarje shërbyese”. Nëse ju nuk keni ide se me qfarë mirret ndërmarje ku jeni duke konkuruar, ju atëhere nuk keni të drejtë për atë pozitë për të cilën jeni paraqitur. Gjithmonë para se të shkoni në intervistë, mundohuni të mledhni informata për atë ndërmarje.

6.”A duhet ta vesh atë uniformë?”. Gjdo kritikë që i bëhet uniformës së staffit, është pikë negative për ju. Nëse nuk ju pëlqen uniforma, mundohuni që pasi të pranoheni ta ndryshoni atë.

7. Nëse ju pyesin, “Cila mendoni se do të jetë gjëja e cila do të ju kënaq më së shumti në këtë punë?”. Kurrë mos u përgjigjni: pagesa, pushimet, kolegët ose pushimet e drekës.

Ajo që është me rëndësi parësore është që ju duhet të jeni të relaksuar, dhe të përgaditur psiqkisht për intervistë.

Paçi fat!
nga:

No votes yet.