Keshilltar i shitjes në fushën e sigurimit të jetës

20 / 08 / 2013 0 Komente

Keshilltar i shitjes në fushën e sigurimit të jetës

Keshilltar i shitjes

Keshilltar i shitjes

Vendi: Prishtine, Kosove

Afati per aplikim esht deri me: 31 Gusht 2013

Keshilltar i shitjes në fushën e sigurimit të jetës

Kompania e Sigurimit të Jetës “ILLYRIA Life” për shkak të rritjes së shpejtë dhe afarizmit të suksesshëm është në kërkim të punonjësve të rinj në pozitën:

KËSHILLTARË I SHITJES në fushën e Sigurimit të Jetës

Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, në një ekip të personave të suksesshëm, në një mjedis stimulues të punës i cili është i lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e talentit tuaj. Keni dëshirë për ngritje personale dhe profesionale dhe kënaqeni në shitje.

Ju ftojmë për një bashkëpunim afatgjatë dhe fitimprurës.

Kushtet që duhet plotësuar për pozitën e shpallur:

• Preferohet niveli i lartë i edukimit apo edhe i mesëm

• I orientuar drejtë shitjes

• Ambicioz

• Kreativ

• Punëtor

• I besueshëm

• Vetë-iniciativë

Çka ju ofrojmë bashkëpunëtorëve të rinj:

• Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës

• Edukim dhe trajnim të rregullt

• Të ardhura të pakufizuara

• Fitimi i përvojës në shitje dhe punës me klient

• Fitimi i aftësisë komunikuese

• Pavarësi dhe fleksibilitet në organizimin e orarit të punës

• Mbështetjen, ndihmën dhe materialin për përfitimin e licencës nga BQK për ofrimin e sigurimeve

• Motivimin në formë të shpërblimeve, udhëtimeve dhe trajnimeve të cilat përshpejtojnë suksesin tuaj

Besojmë se CV – ja juaj do të na bindë se ju jeni personi i duhur për këtë pozitë. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një tradite shumëvjeçare, sillni motivimin dhe energjinë tuaj në “ILLYRIA Life”.

Të interesuarit, luten të dërgojnë CV –it e tyre në adresën: info@illyrialife.com

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda një periudhe të shkurtër.

Jeta ofron mundësi. Kapeni tuajën!

Informatat kontaktuese

Emaili: info@illyrialife.com