Komuna e Rahovecit per plotesimin e vendeve te punes drejtor | 2013

09 / 07 / 2013 0 Komente

Komuna e Rahovecit per plotesimin e vendeve te punes drejtor

Komuna Republika e kosoves

Komuna e Rahovecit

 Vendi: Rahovecit, Kosova

Afati per aplikim:  17 korrik 2013

 

Komuna e Rahovecit per plotesimin e vendeve te punes per 5 drejtor

  • SHFMU “ Isa Boletini” në Rahovec,
  • SHFMU “ Sulejman Vokshi” në Palluzhë,
  • SHFMU “ Sapniqi” në Sapniq,
  • SHMFU “ Tre Dëshmorët “ në Vrajakë – Bratatin,
  • Çerdhja e fëmijëve “Tulipanët “ në Rahovec.

Kushtet për konkurrim: Kandidatët e interesuar për konkurrim në vendet e punës për
drejtor shkolle duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës,
  • Të kenë të përfunduar njërin nga fakultetet përkatëse të licencuara nga MASHT-i,
  • Të kenë së paku tre vite përvojë pune në arsim.

Dokumentet e nevojshme për konkurrim:

  • Certifikata e lindjes,
  • Diploma e fakultetit të kryer,
  • CV sipas modelit të MASHT-it ,
  • Rekomandim nga një person apo institucion publik kredibil,
  • Programin zhvillimor të shkollës për të cilën konkurron, më së shumti 5 faqe tekst,
  • Dëshminë për përvojën e punës,
  • Certifikatat e trajnimeve të zhvilluara,
  • Certifikatën shëndetësore.

Kushtet: Drejtori i Shkollës duhet të planifikojë dhe të organizojë punën e përgjithshme
në shkollë. Në bashkëpunim me MASHT-in dhe DKA-në të merr vendime të ndryshme
që kanë të bëjnë me funksionimin e mirëfilltë të mësimdhënies dhe arsimimit në shkollë.

Kohëzgjatja: Marrëdhënia e punës krijohet përmes kontratës, në pajtim me Ligjin për
Shërbimin Civil të Kosovës, Ligjin për Arsimin në komunat e Republikës së Kosovës dhe
zgjat 4 vite, duke përfshirë edhe periudhën tremujore provuese.
Aplikacionet merren në zyrat e DKA-së dhe dokumentet e kompletuara dorëzohen po aty.
Afati i konkurrimit është 15 ditë nga dita e shpalljes (publikimit).

 

Drejtoresha
Besa Hoxha-Beqiri