Konkurs per pune - nga Ministria e Financaave

24 / 01 / 2013 0 Komente

Konkurs per pune – nga Ministria e Financaave

Konkurs per pune

Konkurs per pune: nga Ministria e Financaave

Vendi: Prishtine Kosova

 

Ministria e Financave, me qëllim të ofrimit të shërbimeve të suksesshme, kërkon kandidat të kualifikuar për kryerje e punëve dhe detyrave në Zyrën për Komunikim Publik

Konkurs per pune : Zyrtar për Akreditim, Monitorim të Mediave dhe Protokoll
Numri i referencës: 01/2014- MF-ZKP
Koeficienti: 7

Detyrat dhe Përgjegjësit -Konkurs per pune :
- Bënë monitorimin e mediave të shkruara dhe elektronike;
- Bënë akreditimin e përfaqësuesve të mediave për takimet të cilat organizohen nga Ministria e Financave-Zyra për Komunikim Publik;
- Bënë pjesë në zbatimin e planit të komunikimit, duke u bazuar në planin e punës së Ministrisë;
- Merret me organizimin e protokollit në ministrinë e financave;
- Bashkëpunon me stafin e Zyrës për Komunikim Publik, ku ajo punon, për organizimin e konferencave me media;
- Duhet të ketë bashkëpunim me Njësinë për Monitorimin e Mediave në ZKP- ZKM;
- Kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara në “Rregulloren për shërbimin e komunikimit qeveritare me publikun;
- Është e obliguar që të respektoj “Rregulloren për Kodin e etikës për zyrtarët e komunikimit me publikun;
- Kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi për shërbyesit civil;
- I raporton shefit të Zyrës për Komunikim me Publikun.

Kandidatët të cilët konkurrojnë për vendin e punës Zyrtar për Akreditim, Monitorim të Mediave dhe Protokoll, duhet ti plotësoj këto kushte:

Diploma universitare
Duhet të ketë përvojë profesionale të paktën 1(një) vit në këtë lëmi;
Duhet të ketë njohuri të shkëlqyeshme në fushën e Komunikimit Publik;
Të ketë shkathtësi të mira ndër njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punoj me orar fleksibil pune;
Integritet të lartë dhe aftësi të punoj nën presion;
Aftësi të komunikimit me gojë dhe me shkrim;
Nnjohja e gjuhës angleze e preferueshme;
Njohja e punës me kompjuter në programet Windows(versioni i ri), Outlook , Excel dhe Internet.
Aplikacionet për punë mund të merren në ndërtesën e MF-së në Prishtinë ( Ndërtesa e Qeverisë ) dhe duhet të dorëzohen në katin e 12, Zyra e Arkivit nr. 1203, në afatin prej 15 nga dita e publikimit në gazetë.

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni personelin në ( nr. tel. 038/200/34/299) prej orës 8- 16,00, ose nëpërmjet adresës elektronike odevaja@mfe-ks.org
Kohëzgjatja e kontratës: Nëpunës i karrierës ( përhershëm, periudha provuese një vit).

Aplikacionet e dërguara me post, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të aftit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë Brenda 4 ditëve. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pa kompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumente e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës për të cilën konkurroni, sepse të njëjtat nuk ju kthehen aplikantëve ( konkurruesve).
Kandidatë të cilët hyjnë në për zgjedhjen e ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose nëpërmjet telefonit në afat ligjor nga Zyra e personelit.
Kandidatët të cilët do të jen të përzgjedhur dhe të ftuar për intervistë duhet ti sjellin në shikim dokumentet origjinale.

Shërbimi civil i Kosovës shërben të gjithë banorëve të Kosovës dhe mirëpret aplikimet për femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Kontakti:

Email: odevaja@mfe-ks.org

Telefoni: 038/200/34/299

Webfaqja:  www.mf.rks-gov.net