Kthjellu pas punes

16 / 05 / 2013 0 Komente

Kthjellu pas punes

Kthjellu

Kthjellu pas punes

Pas një dite pune të gjatë dhe të vështirë, shumë nga ne krejt çka duam është të kthehemi në shtëpi. Na tërheq idea me porosit një picë e më pas me pushu në shtrat me orë të tëra, ndoshta dhe deri në mëngjes të së nesërmës. Por, a është kjo me të vërtetë ajo çfarë duam, sepse kështu s’do të mund të shfrytëzonim asnjëherë kohën e lirë. Nuk do të mund të avancoheshim në lëmi tjera të rëndësishme për të plotësuar funksionin tonë si qenie njerëzore në tërësi. Pra nëse e ke lënë një libër në gjysëm, apo shëtitje me qenin, lojë virtuale, piknik me fëmijët, kafe turke e muhabet me të dashtunit, lojë pasionante futbolli me miqt e shumë aktivitete tjera që na përmbushin, fillo tani plotësoi sepse koha nuk pret. Nëse gjindesh në punë por jasht vendit dhe nuk ke miq aty, ende ka gjëra që mund t’i bëni. Vizito vendin për 2-3 orët e mbetura, mbush fjalëkryq apo sudoku, kujt nuk i pëlqen e panjohura?!
Nuk duket edhe aq e pamundur, thjesht po sa hynë në shtëpi përshëndeti të gjithë. Mos lejo të shtrihesh në krevat, sepse pa dyshim se do mbetësh aty. Jeta është për tu shijuar, zgjedh projektin që dëshiron, një lëng frutash dhe energjia për “projektin” tënd të radhës do të realizohet pa dyshim.
Ushtrimet fizike do të ju jepnin energji shtesë, shëndeti fizik i mirë përveç se ju plotëson nevojën për energji, gjithashtu do të fitonit më shumë vetbesim. Mos prito pak vrapim ju ndihmon dhe të heçni kile.
Njeriu është i bërë për të ecur vazhdimisht, qenia njerëzore kompletohet nga çdo element që marrim dhe i japim natyrës. Gjithçka që duam është e mundur po filluam me mendim pozitiv drejt asaj. Puna është nevojë themelore për mbijetesë, por të gjithë synojmë më shumë se aq, andaj jetoje çdo çast dhe më pas.

nga:

No votes yet.