Kurset dhe mesimi

04 / 01 / 2013 2 Komente

Kurset dhe mesimi

Kurset dhe mesimi

 

 

Kurset dhe mësimi

 

 

Njerëzit kurrë nuk ndalen duke mësuar. Kurdo që je duke bërë një kurs, apo punë vullnetare, ose thjeshtë ke vendosur të qëndrosh në shtëpi me një qaj të nxehtë Mente në dorë, dhe je ulur në kolltuk duke e shikur një dokumentar; ti, në këtë moment je duke mësuar dhe rritur shkathtësitë e tua dhe vetëbesimin. Sa më shumë shkathtësi që ke aq më shumë ke shanca për me e gjetë punën e duhur.
Por nuk mjafton vetëm kaq, përndryshe të gjithe do të rrinim para TV-së tërë ditën, ajo çka ju duhet është pak akcion, andaj hape loptopin, kërko punë në fletpune, dhe lexo bllogun më tej:

Arriji kualifikimet
Kualifikimi është një provë që ti ke shkathtësitë për një fushë të caktuar. Kualifikimet nuk janë e vetmja mënyrë për t’i treguar shkathësitë e tua: puna vullnetare dhe eksperienca janë mënyra tjera për të treguar se çfarë ju mund të bëni. Por kualifkimet janë një mënyrë e mirë që i lejon një punëdhënësi të shoh se qfarë njohuri keni. Mos u brengos nësë nuk keni studiuar për një kohë. Shumë njerëz i kthehen mësimit pas një pushimi dhe me të vërtet e shijojnë eksperiencën.

Fillo me kryesoret
Ndoshta ju keni lënë shkollën pa kualifikime dhe jeni të brengosur për matematikën dhe anglishten tuaj. Ndoshta mendoni se shkathtësive tua si IT i nevojitet një refresh. Duke marrë besim nga baziket është një mënyrë e mirë që të filloni ti përmirësoni aftësitë tuaja. Janë shumë forma të kursit që mund t’i zgjedhni: fakultet/kolegj, qendra të mësimit, kurse online dhe librari. Një mënyrë tjetër për të filluar është edhe kursi në kohën e lirë, ndonjë gjë që ty të pëlqen sikurse fotografia, gatimi apo zanate tjera.

Çfarë kualifikime?
Janë shumë mundësi për të fituar kualifikimet në nivele të ndryshme. Disa janë të bazuara në punë, të tjerat koncentrohen në një subject të caktuar. Ju duhet të mendoni rreth asaj se ku doni të mbërrini në karrierën tuaj dhe çfarë ju duhet që të arrini aty. Ne do ju ndihmojmë të kërkoni punë e të avancoheni.

 

No votes yet.