Leter motivimi ose ndryshe leter profesionale

04 / 01 / 2013 1 Komente

Leter motivimi ose ndryshe leter profesionale

Leter motivimi

 

          Leter motivimi

 

 

 

Leter motivimi ose ndryshe leter profesionale online, është letra e cila u dërgohet personave të cilët kërkojnë aplikimin në një formë të tillë të bashkangjitur me një CV.

Një leter motivimi duhet të përfshijë motivet tuaja, interesin e juaj rreth vendit të punës që po ofrohet dhe dëshirën e vullnetin e juaj për punë.

Pra duhet të kesh një editor që di të korrigjoj një letër motivimi sepse është tejet e rëndësishme kur ju aplikoni për një vend pune. Duhet të shkruash në atë mënyrë që letra e juaj e interesit të tregojë që ju në të vërtetë jeni i duhuri për atë punë.

Duhet të jeni kreativ, unik dhe të mos jetë leter motivimi e njejtë për qdo vend pune tjetër, sepse motivi i njejtë nuk është për punë të njejtë. Pra e doni një punë, e keni eksperiencën e duhur, po thjesht nuk keni ide se qka të shkruani atëherë fletpune.com jua ofron shembujt e duhur që do të ju ndihmonin të shkruani një leter motivimi.

Karakteristikat fizike:

Adresat
Adresa e aplikuesit me të dhënat për kontaktin dhe adresa e pranuesit me të dhënat për kontaktin janë nga karakteristikat fizike që janë me rëndësi kur shkruani leter motivimi. Këto të dhëna duhet radhitur varësisht nga stili i përdorur në një vend të caktuar ose në një gjuhë të caktuar, por ajo që është e përbashkët është se këto të dhëna vendosen në kokë të letrës.

Titulli i letrës

Titulli duhet të jetë varësisht prej pozitës për punë që ofrohet. Në titull pra bënë pjesë titulli për vendin e punës për të cilin ju aplikoni.

Hyrja e letrës

Hyrja e letrës duhet të fillojë me përshëndetje e cila duhet, mundësisht, të mos jetë e përgjithshme, por personale

Hyrje e përgjithshme: Të nderuar zonja dhe zotërinjë nga kompania X,
Përmbajtja
Sa më shkurt aq më mirë. Brendia e letrës suaj le të arrij jo më shumë se 80-90 fjalë të shpërndara në tri tërësi: Hyrje, Ju dhe Motivimi, dhe Përfundimi.

Hyrje personale: I nderuar zotëri (mbiemrin shkruaje),
Hyrjes i takon edhe paragrafi i parë që mund të përmbaj një ose dy fjali, varësisht nga lloji i qasjes, vendi ose gjuha në të cilën e shkruani letrën.
Në gjuhën shqipe, preferohet që ky paragraf të posedojë dy fjali ku një informon ofruesin se ku keni marrë informatën për vendin e lirë dhe përmes fjalisë së dytë konfirmoni interesimin tuaj për këtë vend.

Shembull:
Gjatë kërkimit në internet në www.fletepune.com gjeta se ju ofroni vend pune si “Titulli i vendit të punës, ashtu siç është shkruar nga ofruesi”. Me këtë letër, unë aplikoj për vendin që ju ofroni.

Ju dhe Motivimi

Tregoni se qka ju motivon, cili është motivi që ju nxit me dasht punën, tregoje veten ashtu si ndihesh dhe je.

Shembull:
Ky vend pune është shumë tërheqës për mua pasi që (nëse nuk keni përvojë në atë drejtim atëherë shkruani llojin e edukimit ose të njohurive të cilat i kemi për atë vend të caktuar pune) 2 vitet e kaluara kam vepruar si (shenone profesionin), në një kompani.

Përfundimi
Dhe në fund e përmbyllni letrën e motivimit duke i falenderuar për kohën dhe duke shprehur kënaqësinë tuaj për përgjigjen që ata do të dërgonin rreth aplikimit tuaj.

Shembull:
Ju falenderoj për kohën e kushtuar, do të më gëzonte thirrja juaj për intervistë.
Përshëndetje të sinqerta,
Filan Fisteku
Bashkangjitur:

  1. Curriculim Vitae
  2. Emri i dokumentit të bashkangjitur(p.sh indexi)

Nëse ju postoni një letër motivimi përmes mjeteve elektronike atëherë titulli i postës duhet të jetë njëjtë sikur titulli i letrës së motivimit dhe përmbajtja po ajo përmbajtje që nënkupton atë se ajo është letër motivimi dhe titujt e dokumenteve duhen të jenë të njëjtë sikur tek bashkëngjitja.
Letrën e motivimit bashkëngjiteni në formë dokumenti (pra PDF)

Shembuj te letres motivuese mund t’i shkarkoni por përshtatja dhe shkruarja origjinale për një leter motivimi duhet të dini se është thelbësore, andaj merrini shembujt si mësim se si duhet të jetë një leter motivimi.

 

nga: