Ministria e arsimit shpalle konkurse per drejtor i departamentit 2013

04 / 07 / 2013 0 Komente

Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë

Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë

Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë shpalle konkurs per Asistent ekzekutiv

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë

Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije

Ministri of Education, Science end Technology

SHPALL Konkurs publik (Pilot Projekt)

Në bazë të nenit 11 të Ligjit për Shërbyesit Civil nr.03/L-149 dhe Rregullorës nr. 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, fton të interesuarit e kualifikuar të konkurrojnë për vendet e lira të punës. Gjithë procesi i punësimit do të jetë publik dhe transparent.

Vendet e lira të punës gjenden në AAAPARr-MASHT dhe janë me afat të caktuar 2 vjet.

1. Titulli: Asistent ekzekutiv i AAAPARr

Koeficienti: 7

Kontrata: Jo i Karrierës

Orari: Plotë – 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Përpunon dhe koordinon lëndët e AAAPARr, informatat brenda zyrës qendrore të AAAPARr dhe shkollave;
Organizon ecurinë e punëve, konferencave, punëtorive, takimeve ditore dhe prezantimeve dhe përpunon dokumentacionin e projekteve të AAAPARr;
Përpunon informacionet e zyrës qendrore për nivelet e larta;
Kujdeset për komunikim me palët dhe për komunikim elektronik me akterët relevantë;
Asiston në përgatitjen e dokumentacionit dhe materieleve të nevojshme të kërkuara nga i tërë personeli i AAAPARr, si dhe për Bordin.
Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

Diplomë universitare.
Përvojë pune në administratë së paku 1 vjet.
Shkathtësi të shkëlqyeshme organizimi dhe komunikimi.
Shkathtësi për menaxhim të punës nën presion.
Deshmi per njohuri shume të mirë të kompjuterit.

Njohje e shkelqyeshme të nivelit të lartë për të shkruar, përkthyer e komunikuar në gjuhës angleze.

Shërbimi Civil i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje në konkurs duhet të sjellin të dhënat e veta biografike dhe dëshmitë për përvojën paraprake të punës dhe përgatitjen shkollore.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në web faqen e MASHT-it www.masht-gov.net, ose ta marrin në Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe

Teknologjisë, Adresa: Rr. “Agim Ramadani” nr. 1, në zyrën e arkivit ku edhe i dorëzojnë aplikacionet e plotësuara.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në gazetë.

Kandidatët do të intervistohen menjëherë pas mbylljes së konkursit. Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e zgjedhur që hyjnë në listën e ngushtë.

 

 

 

 

Ministria

Ministria e arsimit shpalle

 Vendi: Prishtinë, Kosova

Afati per aplikim:  17 korrik 2013

Ministria e arsimit shpalle konkurse per drejtor i departamentit të arsimit të larte

Konkurs të brendshëm për plotësim të vendeve të lira të punës
Në bazë të nenit 11 të Ligjit për Shërbyesit Civil nr. 03/L-149 dhe Rregullores nr.
02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, Ministria e Arsimit,
Shkencës dhe e Teknologjisë, fton të interesuarit e kualifikuar, brenda shërbimit
civil të konkurrojnë për vendet e lirëa të punës. Vendet e lira të punës gjenden
në administratën qendrore të MASHT-it.
Titulli i postit: Drejtor i departamentit të arsimit të lartë
Departamenti i Arsimit të lartë
Referenca: DAL-6
Koeficienti 10
Kontrata: Karrierës
Orari I punës: Plotë
Raporton te: Sekretari i Përgjithshëm


Detyrat kyçe:

1. Planifikimi dhe zhvillim të arsimit të lartë në Kosovë, në konsultim me
ofruesit e akredituar të arsimit të lartë;
2. Që brenda dispozitave të përgjithshme nën ligjin e aplikueshëm për
financimin e shërbimeve publike në Kosovë, të bëjë alokimin e mjeteve tek
furnizuesit publik për mësimdhënie dhe hulumtime në interes të publikut;
3. Planifikon dhe organizon strukturën e institucioneve arsimore të larta në
Kosovë, në bazë të nevojave ekonomike e shoqërore të Kosovës;
4. Bën kontrollimin profesional të cilësisë mësimore nëpër institucionet
arsimore të larta në bashkëpunim me trupat e tjera të Ministrisë;5. Është paraparë që udhëheqësi i këtij dep. të punojë së bashku me stafin
nga shërbimet tjera që të sigurojë arsim cilësor për të gjithë studentët
kosovarë brenda shërbimit, ndërsektorial dhe bashkëpunimi brenda
departamentit është i inkurajuar dhe është e nevojshme për të arritur
misionin e Ministrisë

Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:

1. Kërkohet grada shkencore.
2. Duhet të ketë njohuri për implementimin, planifikimin dhe zhvillimin e
arsimit të lartë në Kosovë, të jep ide për krijimin e udhëzimeve për
arsimin, etj
3. Kërkohen 7 vjet përvojë pune prej të cilave 4 në udhëheqje
4. Njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve themelore të
Microsoft Office.
5. Njohuri të gjuhës angleze.

Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje në konkurs duhet të sjellin të
dhënat e veta biografike dhe dëshmitë për përvojën paraprake të punës dhe
përgatitjen shkollore.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e
përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në web
faqen e MASHT-it www.masht-gov.net, ose ta marrin në Ministrisë së Arsimit,
Shkencës dhe Teknologjisë, Adresa: Rr. “Agim Ramadani” nr. 1, në zyrën e
arkivit ku edhe i dorëzojnë aplikacionet e plotësuara.
Dita e fundit për dorëzim të aplikacioneve është 17.07.2013.
Kandidatët do të intervistohen menjëherë pas mbylljes së konkursit. Për
intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e zgjedhur që hyjnë në listën e ngushtë.