Mitrovice vende te lira pune | 05 / 2013

20 / 05 / 2013 0 Komente

Mitrovice vende te lira pune

Mitrovice

Mitrovice vende te lira pune

Vendi: Mitrovice, Kosove

Afati për aplikim deri me: 24. 05. 2013

 

 

 

 

Mitrovice vende te lira pune

Projekti “Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturës në rajonin e Shalës”, është një projekt i financuar nga BE, dhe zbatohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Objektiva e përgjithshme e këtij projekti është krijimi i kushteve për turizëm rural dhe zhvillimin e bizneseve familjare në rajonin e Shalës. Si objektiva specifike: zhvillimi i shtigjeve të ecjes në zonat e maleve të larta, krijimi i bizneseve fillestare për turizëm dhe mbështetja e atyre ekzistuese, fuqizimi ekonomik i ekonomive familjare, rritja e sasisë dhe cilësisë së prodhimit të ushqimit tradicional, avansimi i shërbimeve turistike në zonat rurale, promovimi i përdorimit të energjisë alternative dhe prodhimi i tij.

Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e i/e Projektit-Departamenti i Përpunimit

Vendi i punës: Mitrovice

Data e fillimit të punës: 1 Qershor 2013

Kohëzgjatja: 20 muaj nga nënshkrimi i kontratës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Të koordinojë punën në kuadër të projektit ngritja e kapaciteteve individuale dhe grupore të grave

• Të punojë ngushtë me grupet e grave të formuara në përpunimin e qumështit në produkte të djathit, të pemëve dhe perimeve në produkte finale

• Të krijojë një program edukues për femra në zonat rurale

• Edukimi i grupeve të femrave do të jetë teorik dhe praktik demonstrativ

• Ngritja dhe formimi i tyre në shoqata ose grupe të grave

• Të identifikojë nevojat dhe të propozojë projekte të reja

• Të ndihmoje në përgatitjen e materialeve publikime fletëpalosje / broshura

• Të regjistroj të gjitha të dhënat nga tereni

• Të përgatitë receptura për ushqime tradicionale

• Të propozoj masa dhe metoda të reja të përpunimit

• Raportimi dhe monitorimi

Profili i kërkuar:

Kondidati/ja duket të ketë një përvojë në sektorin e përpunimit tradicional të produkteve bujqësore me grupet e ndryshme të grave duke pasur parasysh njohurit dhe nivelin e grave në zonat rurale. Gjithashtu kandidati duhet të formojë module për sektorin e përpunimit si dhe të ketë aftësi në fuqizimin e gruas dhe orientimi i tyre në biznes.

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:

Diplomën e Fakultetit Teknologjik të përpunimit të ushqimit ose Bujqësisë; ose i/e certifikuar nga ndonjë institut apo organizate internacionale

Të ketë njohuri të avancuara dhe përvojë në lëmin e përpunimit të ushqimeve tradicionale

Të ketë aftësi të mira përcjelljen dhe dhënien e trajnimeve dhe këshillave

Të ketë përvojë administrative dhe përvojë në teren me fermer

Përvojë pune të ngjashme

Njohuri në përdorim të kompjuterit Windos Excel and Power Point

Të flet dhe të shkruaj mirë gjuhët Shqip, Anglisht dhe Serbisht

Të ketë patentë shoferi

Të jetë e/i gatshëm të punoj me të gjitha komunitetet në Kosovë

Të jetë e/i gatshëm të punojë nën presion

Mitrovice vende te lira pune

Aplikimi:

Të gjithë të interesuarit për këto pozita mund të dërgojnë CV me letrën e interesit në zyrët e IADK-me adresë:

Rr: Ulqini No.74-Mitrovice jo më vonë se 24 Maj 2013 në një orë 16:00

Personi kontaktues: Ariana Selmani – Zyrtare për Prokurim,Logjistikë dhe Administratë (028 536 726).

Aplikimi mund te bëhet edhe në ketë e-mail adresë: prokurimi@iadk.org. Pjesëtarët e minoritete dhe femrat inkurajohen të konkurrojnë. Vetëm kandidatët nga lisat e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

Informata kontkatuese

Emaili: prokurimi@iadk.org