Oferta pune nga Republika e Kosovës

18 / 10 / 2013 0 Komente

Oferta pune nga Republika e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme

Vendi: Prizren

 Afati per aplikim është  deri me: 16 dhjetor  2013

Ministria e Punëve të Brendshme / ministarstvo unutrasnjih poslova / Ministry of Internal Affairs

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm / Kancelarija generalnog sekretara / Office of the Secretary General

Njësia e Burimeve Njerëzore / jedinica za ljudske resurse / Human Resources Unit

Ministria e Punëve të Brendshme duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të punës

Titulli i vendit të punës: Nëpunës Administrativ në QKRC, Prizren

Agjencinë e Regjistrimit Civil- Departamenti i Regjistrimit dhe Gjendjes Civile

Mbikëqyrësi: Koordinatori i Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil në Prizren

Marrëdhënia e punës: Në bazë të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Kosovës dhe Akteve tjera Normative të cila rregullojnë punësimin në SHCRK

Nëpunësit civil të pranuar në pozitën e karrierës, i nënshtrohen punës provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh

Koeficienti: 6

Numri i referencës së vendit të punës: DRGJC/QKRC-12/2013

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës:

Orari i punës: I plotë

Vendi: Prizren

Qëllimi i punës dhe rezultatet: Të organizojë punën e Sektorit në bashkëpunim me Koordinatorin e QKRC-së duke mbikëqyrur verifikimin e procedurave në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Bën kontrollimin dhe vlerësimin fillestar të dokumenteve dhe e kompleton dokumentacionin përkatës;
Shqyrton dokumentet e aplikantëve dhe i kompleton format përkatëse të aplikimit;
Merr fotografitë digjitale dhe gjurmët e gishtërinjve dhe përfundon procesi i aplikimit;
Shpjegon procedurat e ankesës dhe e kompleton dokumentacionin përkatës;
Bën shpërndarjen e Letërnjoftimeve;
Plotëson aplikacionet për letërnjoftim/ pasaportë të humbur, dëmtuar;
Plotëson aplikacionet për përmirësimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave;
Plotëson aplikacionet lidhur me pajisjen e fëmijëve me dokument udhëtimi / pasaportë;
Kompleton format përkatëse për ndërrimin e adresës së aplikantëve;
Kompleton format përkatëse për aplikimet për ripërtërirjën e të dhënave në letërnjoftime/ pasaportë, bazuar në evidencën përkatëse;
Sipas nevoje të bëhet regjistrimi i aplikantëve të hendikepuar (shtëpi,spital etj.)
Mban shënime të përditshme për të gjitha punët e kryera dhe i raporton Koordinatorit të QKRC;
Kryen edhe punë të tjera nga kjo lëmë sipas kërkesës së Koordinatorit të QKRC.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimet:

Diploma e Shkollës së Mesme;
Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

Dy (2) vjet përvojë pune;
Njohja e gjuhëve zyrtare;
Shkathtësi të mira organizative dhe aftësi t’i interpretoi në detaje procedurat e regjistrimit civil;
Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale;
Aftësi për të kuptuar drejt informacionin e ndërlikuar, në mënyrë të shpejtë të arrijë të kyçet në probleme dhe të përcjellë informacionet e ndërlikuara;
Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vetorganizimit, t’i selektoj problemet dhe të punoi nën presion;
Njohuri të shkëlqyeshme të punës me kompjuter, programeve: Microsoft Word, Exel etj. dhe të vaisjeve tjera teknike (Lexuesin e Bar kodit, kamera digjitale, skanerin, aparatin fotokopjues, etj.);
Aftësi për t’i përmbushur punët e vështira, të afatizuara dhe ato grupore;
Aftësi për të punuar në ambiente multietnike dhe të punojë si anëtar ekipi;
Gatishmëri për të udhëtuar jashtë qendrës së regjistrimit civil, për t’i regjistruar aplikantët e hendikepuar (shtëpi, spital etj.).

Mënyra e aplikimit:

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MPB-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MPB-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit, në adresën www.mpb-ks.org dhe dorëzohen në Njësinë e Burimeve Njerëzore, ose nëpërmjet postës elektronike ( ahmet.sh.gashi@rks-gov.net) dhe postës, në adresën: Njësia e Burimeve Njerëzore, Rr. Luan Haradinaj p. n (afër stadiumit) Prishtinë, çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 30.11.2013 deri me 16.12.2013.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me z. Ahmet Gashi, nr. tel. 038-200 19-548.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit për kualifikim, dëshmi mbi përvojën e punës dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkohen në vendin e punës.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor, nga personeli i Njësisë së Burimeve Njerëzore. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për shikim (konfirmim) të gjitha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuar mund të refuzohen.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional“.

Kontakti i Ministris se Punëve të Brendshme

Email adresa: ahmet.sh.gashi@rks-gov.net

TEL: 038-200 19-548

Uebfaqja: www.mpb-ks.org

 

 

 

 

Oferta pune

Oferta pune

Vendi: Prishtine

 Afati per aplikim është  deri me: 14 nëntor 2013

Udhëheqës i Divizionit të Prokurimit

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr. 03/ L -149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bën :

REKRUTIM

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Departamenti :

Divizioni: Divizioni i Prokurimit

Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Divizionit të Prokurimit

Kategoria funksionale –niveli drejtues 2/ Grada 6: koeficienti/9

Nr. i Referencës: MTI/11 10/2013 Datë: 31/10/2013

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të Ministrisë në fushën e prokurimit publik në pajtim me legjislacionin në fuqi ;
  • Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e Prokurimit ;
  • Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve ;
  • Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave;
  • Administron në mënyrë të përgjithshme prokurimin e Ministrinë;
  • Planifikon, përpunon, mbikëqyrë dhe zbaton në mënyrë efektive furnizimin me mallra dhe shërbime;
  • Bashkëpunon ngushtë me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) dhe me Agjencinë e Prokurimit Publik (APP);
  • Përgatit të gjitha dokumentacione e nevojshme për oferta;
  • Përgatit kontrata për mallra shërbime dhe punë;
  • Azhurnon listën e kontraktuesve dhe të furnizuesve;
  • Shpërndan mallra dhe shërbime në bazë të kontratave dhe marrëveshjeve;
  • Monitoron dhe ekzekuton kontratat;
  • Kontrollon faturat, krahasuar me shërbimet e pranuara në pajtim me kontratën apo marrëveshjen;
  • Sistemon lëndët sipas prioriteteve dhe urdhëresave të Sekretarit/ës të Përgjithshëm/e;
  • Raporton në mënyrë të rregullt për punët e kryera dhe realizimin e detyrave;
  • Me kërkesë të Sekretarit/ës kryen edhe detyra të tjera shtesë

Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diplomë universitare- Ekonomik, Administratë Publike, Administrim Biznesi
  • Pesë (5) vite përvojë pune në punë duke përfshirë tri (3) vite përvojë pune në vende udhëheqëse;
  • Njohuri për procedurat e prokurimit dhe të jetë i certifikuar;
  • Njoha e programeve të MS Office dhe internetit,
  • Njohja e gjuhës angleze(e preferushme);
  • Aftësi organizuese, komunikuese dhe përcaktim të prioriteteve të punëve;
  • Fleksibilitet dhe aftësi për t’u përballë me situata të reja.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit:

Konkurrimi është i hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të interesuar

Kohëzgjatja e emërimit:
Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese .Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit:

14/11/2013

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, Ardesa : Rr. “Muharrem Fejza “ p.n. 10000 Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më 14/11/2013 Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578. Shpallja mbetet e hapur 15 ditë.

“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Për shkak te numrit te madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kontakti:

TEL: 038-200 36-578

Uebfaqja: www.mti-ks.org

 

 

 

Divizioni i Personelit Rishpall

Oferta pune

Vendi: Prizren, Kosova

Afati për aplikim është deri më:  4 nëntor 2013

Divizioni i Personelit Rishpall

Ofert pune për plotësim të vendit të lirë të punës

Në bazë të nenit 11 të Ligjit për Shërbyesit Civil nr.03/L-149 dhe Rregullores nr. 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, Ministria e Arsimit ,Shkencës dhe e Teknologjisë, fton të interesuarit e kualifikuar të konkurrojnë për vendin e lirë të punës. Gjithë procesi i punësimit do të jetë publik dhe transparent. Vendi i lirë i punës gjenden në administratën qendrore të MASHT-it.

Dy inspektor të arsimit në SIA – Prizren
Referenca: SIA-10/1-4
Departamenti: Inspeksionit të arsimit
Koeficienti: 8
Kontrata: i Karrierës
Orari i punes: I plotë – 40 orë në javë
I raporton: Udhëheqësit të SIA-Prizren

Detyrat:

  • Kontribuon në zbatimin e ligjshmërisë në sferën e arsimimit dhe edukimit ne te gjitha nivelet e shkollimit.
  • Kontrollon, inspekton dhe nxjerr vendime meritore në përputhje me regullativën ligjore për të gjitha çështjet dhe rastet kontestuese në institucionet edukativo-arsimore.
  • Shqyrton ankesat e shkallës së parë;
  • Inicion ngritjen e procedurave adekuate administrative në mbrojtje të ligjshmërisë dhe rregullsisë në funksionimin e institucioneve të arsimit
  • Realizon inspektim në orët mësimore.
  • Për inspektimet e realizuara përgatit procesverbalin dhe raportin përfundimtar te punës
  • Përgatit planin dhe raportin e punës javor, mujor dhe vjetor.
  •  Zbaton planin dhe dinamiken e drejtorit të departamentit .

Shkathtësitë kyçe, aftësitë dhe përvoja per pune:

  •  Aftësi udhëheqjeje dhe menaxhimi i punëve dhe detyrave të zyrës;
  • Kërkohen njohuri në fushën e mbikëqyrjes dhe zbatimit të ligjshmërisë, shqyrtimin e ankesave, etj.
  • Aftësi koordinimi dhe bashkëpunimi me të gjithë sektorët dhe shërbimet e tjera të MASHT-it.
  •  Njohja e mirë e sistemit të arsimit në Kosovë për të gjitha nivelet (prej nivelit parashkollor deri te ai universitar)
  • Kërkohen (5) vite përvojë pune në arsim

Kualifikimet arsimore dhe profesionale :

Diplomë universitare, profili arsimor ose juridik (studimet katërvjeçare), grada akademike e dëshirueshme.

Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje në konkurs duhet të sjellin të dhënat e veta biografike dhe dëshmitë për përvojën paraprake të punës dhe përgatitjen shkollore.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në web faqen e MASHT-it www.masht-gov.net, ose ta marrin në Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Adresa: Rr. “Agim Ramadani” nr. 1, në zyrën e arkivit ku edhe i dorëzojnë aplikacionet e plotësuara.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në gazetë. Dita e fundit për dorëzim të aplikacioneve është 4.11.2013. Kandidatët do të intervistohen menjëherë pas mbylljes së konkursit. Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e zgjedhur që hyjnë në listën e ngushtë.

Shërbimi Civil i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Kontakti

Uebfaqja: www.masht-gov.net

Vendi i punes esht ne Prizren

Referenca

Vendi: Prishtine, Kosova

Afati për aplikim është deri më:  21 tetor 2013

Referenca: B/2/1

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Komunikimit intensiv dhe informimi brenda MAPL-së, veçanërisht në lidhje me aktivitetet në lidhje bashkëpunimin Ndër-kufitar;
  • Të bashkërendojë procesin e programimit për përgatitjen e programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar;
  •  Komunikimit intensiv dhe informacion me grupet tjera të interesit në lidhje me bashkëpunimin ndërkufitar;
  •  Përgatit, organizon dhe merr pjesë në mbledhjet periodike ose të aktiviteteve të mbajtura në kuadër të këtyre programeve dhe monitoron përmbushjen e detyrave të përcaktuara në këto takime;
  •  Inkurajon iniciativa për bashkëpunim ndërkufitar;
  • Të bashkëpunojë me qytete të tjera dhe komunat, këmbimit pozitive te përvojave dhe të kryejë aktivitete në harmonizimin e zhvillimit të politikëve me komunat fqinje;
  • Mban kontakte me përfituesit e mundshëm si ministritë e linjës, institucionet qendrore dhe lokale, OJQ etj, mban kontakte me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe strukturave të ndryshme përgjegjëse për Programet IPA CBC;
  •  Asiston në monitorimin e zbatimit të Programeve IPA për bashkëpunimin ndërkufitar, në bashkëpunim të ngushtë me ministritë, me institucionet përfituese qendrore dhe me pushtetin lokal si dhe me Zyrën e BE-së, në Kosovë dhe me strukturat e përbashkëta të këtyre programeve;
  • Të përgatitë raportet periodike të punës;
  • Të kryejë edhe detyra të tjera me kërkesë të Udheheqesit te Divizionit dhe udhëheqësit të Departamentit.

Shkathtësitë e kërkuara:
Diplomë fakulteti në ekonomi, shkenca shoqërore, juridike, administratë publike dhe nga fusha relevante për bashkëpunim ndërkufitar. Njohje të gjuhës angleze e obliguar,
Së paku 3 vite përvojë pune.

Aktet ligjore dhe aktet nën –ligjore që rregullojnë rekrutimin per oferta pune
Rekrutimin e nëpunësve civil e rregullon Ligji Nr. 03/L -149 Për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullorja Nr.02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil .

Kohëzgjatja e emërmit per pune
Kohëzgjatja e emërimit-punësimit është 12 muaj në përputhje me LSHCK Nr.03/L -149 , në të cilën është e përfshirë periudha e punës provuese tre mujore , për pozita të jo karrjeres .

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve per oferta pune
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/Divizioni i Burimeve Njerëzore,Adresa Objekti Qeveritar(ish ndërtesa e “Rilindjes”) Kati XII -zyra 1203 prej orës 08:00 – 16:00.
Gjithashtu apikacionet mund të tërhiqen edhe në Web Faqen e MAPL –së “ mapl.rks-gov.net “.
Oferta pune per kushtet për pjesëmarrje në rekrutim
Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat dhe Vërtetimin nga Gjykata që personi nuk është nën hetime etj, mund të dorëzohen drejtpërdrejtë në Zyrën e Personelit të MAPL-së dhe përmes postës .

Aplikacionet e pranuara pas afatit të caktuar, konsiderohen të pranueshme nëse data në dërgesën postare, dëshmon se ajo është dërguar(postuar) para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.

Aplikacioni i dorëzuar pas afatit, i pakompletuar dhe i plotësuar gabueshëm, do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nuk do të merret në konsiderim per pune.

Procedura e Konkurrimit per oferta pune: Procedura e konkurrimit është e jashtme dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës se Kosovës
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër/ngushtë do të kontaktohen per oferta pune.

Kontakti

Uebfaqja: mapl.rks-gov.net

Vendi i punes esht ne Prishtinë

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës

Vendi: Prishtine, Kosova

Afati për aplikim është deri më: 5 nëntor 2013

pune per 4 (katër) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ( Këshilli ) është organ i pavarur që i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i cili vendos për ankesat e nëpunësve, si dhe siguron respektimin e të gjitha dispozitave dhe parimeve që rregullojnë Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

Përbërja e Këshillit

Këshilli përbëhet prej shtatë (7) anëtarëve që zgjedhen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Prej tyre, së paku dy (2) anëtar zgjedhen nga komunitetet joshqiptare dhe së paku dy (2) anëtar duhet të jenë të gjinisë femërore.

Oferta pune per funksionet e Këshillit :

• shqyrton dhe merr vendime për ankesat e nëpunësve civilë, kundër vendimeve të organit të punësimit, në të gjitha institucionet e Shërbimit Civil, në përputhje me rregullat dhe parimet e parashtruara, në Ligjin për shërbim Civil të Republikës së Kosovës;
• vendos nëse emërimet e nëpunësve civilë të nivelit drejtues, janë bërë në përputhje me rregullat dhe parimet e parashtruara në Ligjin për Shërbim Civil të Republikës së Kosovës;
• mbikëqyrë zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil.

Kandidati për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit, duhet t’i plotësojë këto kushte:

• të jetë shtetas dhe banor i përhershëm i Republikës së Kosovës;
• të jetë me integritet të lartë moral;
• të ketë së paku diplomë të fakultetit juridik apo të administratës publike, që është e vlefshme sipas ligjit në fuqi;
• të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në hërbimin civil;
• të jetë njohës i mirë i legjislacionit në fuqi;
• të mos jetë i dënuar për vepër penale të dënueshme mbi gjashtë (6) muaj.

Oferta pune per mandati të anëtarëve të Këshillit

• Anëtarët e Këshillit emërohen për mandat pesë (5) vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje vetëm edhe për një mandat tjetër.
• Anëtari i Këshillit nuk ka të drejtë, që gjatë mandatit të tij, të ushtrojë ndonjë funksion tjetër apo të marrë pjesë aktive në aktivitete politike.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
• Letra motivuese;
• Curriculum Vitae (CV – autobiografia);
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës;
• Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet per pune duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 5 nëntor 2013, në orën 16:00.
Aplikacionet e punes dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: 038 /211-183.

Aplikacionet mund të merren në këto vende pune:
Forma e shtypur: në recepcionin e Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr.
“Nëna Terezë” pa nr. Ose Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-648 dhe +377 (0) 44 567 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të
dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 5 nëntor 2013, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: 038 /211-183.

Aplikacionet mund të merren në këto vende pune:
Forma e shtypur: në recepcionin e Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr.
“Nëna Terezë” pa nr. Ose Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-648 dhe +377 (0) 44 567 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të
dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Kontakti per ofaerta pune

Uebfaqja: www.kuvendikosoves.org

Telefoni: 038/ 211-648 dhe +377 (0) 44 567 041.

Vendi i punes esht ne Prishtinë

pune

Vendi: Skenderaj, Kosova

Afati për aplikim është deri më:  22 tetor 2013

Oferta pune per zyrtare në sektorin e përpunimit dhe pasurimit të Bibliotekës

Udhëheqësi i Personelit në bazë të nenit 11, pika 1, nenit 18, pika 1 dhe pika 8, të Ligjit të Shërbimit Civil nr. 03/L-149 dhe në mbështetje të Vendimit të Kryetarit të Komunës së Skenderajt, nr. 02/111- 607 dt. 18.09.2013, dhe kërkesës për rekrutim nr. 02/ZSP/3058, për lejimin e shpalljes së konkursit për një (1) vende të lira pune,Udhëheqësi i Personelit me datën 07.10.2013 vendosi të shpallë:

Oferta pune

Për plotësimin e një (1) vendi të lirë të punës në Drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport të Komunës së Skenderajt. a)Vendi i punës një (1) Një Zyrtare ne Sektorin e përpunimit dhe pasurimit e koleksionit te Bibliotekistë .

Raporton tek: Drejtori i Kulturës Rini dhe Sport Niveli i pagës koeficienti 5 .

Përshkrimi i detyrave të punës:

Për këtë vend të lirë të punës përshkrimi i detyrave të punës, është i paraparë në bazë të Rregullores për organizimin e Brendshëm dhe Sistemimin e vendeve të punës në,Drejtorin Kulture Rini dhe Sport të Komunës së Skenderajt.

Kualifikimi:

a). Përgatitja profesionale për një (1) Bibliotekist

- Shkolla e Mesme
- Përveç kushteve të përgjithshme të parapara më Ligj, kandidatët duhet t,i plotësoj edhe këto kushte.
- Të posedoj shkathtësi dhe aftësi profesionale për vendin e punës.
- Kandidati që do të pranohet duhet të jetë i gatshëm të punoj nën presion dhe në shoqëri multi etnike.
- Kandidati që do të pranohet duhet të jetë i gatshëm për të punuar me orar të plotë (40 orë në javë)
- Aftësi dhe shkathtësi të mira komunikimi,Njohja e gjuhëve zyrtare.
- Kohëzgjatja e Periudhës Provuese, sipas neni 4 i Rregullores së MAP/DASHC nr. 02/2011 , për punën provuese .

Të interesuarit, aplikacionit për vendin e punës duhet t’i bashkëngjisin këto dokumente:

- Një Shkarko CV,
- Diplomën e shkollës se mesme,
- kopja e certifikatës së lindjes,kopja e letërnjoftimit të lëshuar nga MPB e Republikës së Kosovës,
- certifikata që nuk është i dënuar dhe nën hetime .
- certifikata e mjekut,

“Shërbimi Civil i Kosovës është në shërbim të gjithë popullatës së Kosovës dhe mirëpret aplikime nga meshkujt dhe femrat nga të gjitha Komunitetet e Kosovës”

Fletë aplikimi merret në Zyrën Pritëse të Komunës së Skenderajt.

Dokumentet dorëzohen,në Zyrën Pritëse të Komunës së Skenderajt në mjetet e informimit publik. Dokumentet e pa kompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit të konkursit,nuk do të shqyrtohen. Konkursi shpallet në të dy gjuhët.

Të interesuarit, aplikacionit për ofert e punës duhet t’i bashkëngjisin këto dokumente:

- Një Shkarko CV,
- Diplomën e shkollës se mesme,
- kopja e certifikatës së lindjes,kopja e letërnjoftimit të lëshuar nga MPB e Republikës së Kosovës,
- certifikata që nuk është i dënuar dhe nën hetime .
- certifikata e mjekut,

“Shërbimi Civil i Kosovës është në shërbim të gjithë popullatës së Kosovës dhe mirëpret aplikime nga meshkujt dhe femrat nga të gjitha Komunitetet e Kosovës”

Fletë aplikimi merret në Zyrën Pritëse të Komunës së Skenderajt.

Dokumentet dorëzohen,në Zyrën Pritëse të Komunës së Skenderajt në mjetet e informimit publik. Dokumentet e pa kompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit të konkursit,nuk do të shqyrtohen. Konkursi shpallet në të dy gjuhët.

Kontakti
Uebfaqja: www.kk.rks-gov.net/skenderaj
Vendi i punes esht ne Skenderaj