Përgatitu mentalisht për intervistë

21 / 11 / 2014 0 Komente

Përgatitu mentalisht për intervistë

Worried Businessman

Shumë prej nesh i frikësohemi intervistave të punës, gjë që është normale, mirëpo nëse i bëni disa gjëra siq duhet, ju mund ta kaloni këtë sfidë pa shumë probleme.

Gjëja e parë që duhet ta bëni është që të përgatiteni paraprakisht, në mënyrë që të mos surprizoheni pastaj. Mundohuni të mësoni sa më shumë për vizionin e kompanisë, produktet, kulturën, si dhe për punëtorët që ndodhen aty. Pastaj, prej ketij informacioni mendoni shembuj se cila është arsyeja pse ti je kandidat i përshtatshëm për atë kompani.

Përgatitja

Është shumë normale që ju duhet ta dini CV-n tuaj si shuplakën e dorës, mirëpo para se te futeni në intervistë sigurohuni që ta lexoni edhe një herë, në mënyrë që të i përgjigjeni sa më lehtë dhe sa më shpejtë pyetjeve që kanë të bëjnë me shkollimin dhe punësimin tuaj të mëhershëm.

Një ditë para intervistës sigurohuni që të bëni gjumë të rehatshëm, në mënyrë që kur të zgjoheni në mëngjes të jeni të kthjellët. Mos i leni gjërat për në fund. Përgatitni veshjen tuaj një ditë përpara, lyeni këpucët dhe zgjedhne garderobën, në mënyrë që nesër të mos merreni me këto gjëra. Gjithashtu bëni një tush dhe shikone ndonjë film që ju bënë të ndjeheni mirë, apo ndëgjoni muzikë relaksuese në mënyrë që kjo gjendje e mirë të ju përcjell edhe nesër.

Rruga prej shtëpisë suaj deri ne vendin e intervistës mund të jetë e gjatë, kështu që është mirë të përgatiteni edhe për të. Llogariteni kohën që ju nevojitet për të arritur deri atje si dhe zgjedhni mënyrën më te mirë.

Ju nuk mund të dini se cilat pyetje do të ju parashtrohen në intervistë, mirëpo mund të dini përafërsisht se cilat pyetje mund të ju parashtrohen, kështu që praktikoni përgjigjet për ato pyetje, në mënyrë që ta keni më të lehtë të nesërmen.

Sigurohuni të mbërrini 10-15 minuta më herët në intervistë, në mënyrë që të përshtateni me ambientin aty. Gjatë kësaj kohe që jeni duke pritur, përpiquni të hyni në dialog me punëtorët e asaj kompanie ose edhe më të intervistuarit tjerë, në mënyrë që të liroheni në të folur dhe te ndiheni më rehat.

Vetëbesimi

Edhe nëse nuk keni shumë besim në vetëvete, përpiquni të dukeni ashtu. Gjithmonë përdorne gjuhën e duhur trupore gjatë intervistës, shtrengojani dorën intervistuesit(por mos  ia thyej gishtat), shikoje në sy, ulu drejtë në karrike, buzëqesh( por mos qesh me zë)…

Shumë shpesh nuk të ipet mundësia të zgjedhësh orarin e intervistës, por nëse ke mundësi, është më së miri që intervista të jetë në mëngjes, në mënyrë që të mos e mundosh kokën me gjëra të tjera para intervistes.

Gjëja e fundit që duhet ta bëni si dhe më e rëndësishmja, është që të relaksoheni dhe të jeni vetëvetja. Për arsye se intervista e punës është që ti të vendosësh se a të pëlqen ajo kompani, si dhe për kompaninë të vendos se a ju pelqen juve. Kështu që shkoni me një mendje të hapur dhe sa më natyral.

Shkruar nga Kushtrim Thaqi  10 tetor 2014

Rating: 0.6. From 1 vote.