Pse është e rëndësishme puna për individin dhe shoqërinë

26 / 11 / 2013 0 Komente

Pse është e rëndësishme puna për individin dhe shoqërinë

Në ambientet e ndryshme që frekuentojmë, ajo çfarë flasim rreth tavoline apo ndëgjojmë aty-këtu ndonjë fjalë të të tjerëve është “puna”.
Kjo është dhe si pasojë e gjendjes ekonomike në të cilen gjendet vendi ynë.
Por ti shikojmë gjërat në konceptin e tyre më të gjërë. Pa marrë parasysh je apo jo i punësuar, përsëri puna është fjala të cilen e themi shumë herë.

puna për individin dhe shoqërinë

Pse është me rëndesi për një person puna

Ne jetojmë në një shoqëri kapitaliste ku të punuarit është kusht themelor për mirëqenie.
Shtëpi, veturë të re, ushqim, bicikleten e parë për fëmijë, shumësi e produkteve tjera të cilat na reklamohen çdo ditë, secila prej tyre e ka një çmim. Pra mund të themi që njëra ndërë arsyet pse është e rëndësishme puna është paraja. Të blesh dhe të shesësh, kjo pra është baza e kapitalizmit.

Por ka njerëz që nuk janë dhe aq material dhe jetojnë minimalisht, por përseri punojnë me orar të plotë. Të gjithë kanë nevojë për para, por disa kënaqen me më pak. Në rrjetet sociale karaktere të tilla janë përgjigjur se punojnë për arsye se duan ta kenë një qëllim për të arritur. Pra të punuarit ua jep sensin e qëllimit dhe vlerësimit për vetën.

“Nuk po kam kohë për gjumë, mësim, jam i lodhur, më ka ardhur në maje të hundes”- të gjithë i gërrmëzojmë dhe përshpërisim lehtë këto fjalë, me një hije negative dhe thirrje dëshpëruese për liri, por përsëri vazhdojmë të shkojmë në punë çdo mëngjes apo pasdite, për të qendruar në një zyre ku shpesh nuk depërton as dritë dhe shikon fytyra të zbehta të kolegeve për rreth. Çfarë na bënë të vazhdojmë e mos të heqim dorë?!

Edhe ti që je duke e lexuar këtë bllog sigurisht që thua paraja, ndoshta dhe me pak ironi e nxjerrë këtë fjalë. Mund të jetë dhe paraja, por gjithashtu njerëzit shpesh punojnë sepse po të mos punonin do te ballafaqoheshin me realitetin e tyre tërë kohën, ateherë as gjumi nuk do ta kishte lezetin që e ka, nëse nuk i palon qërpikët i lodhur, në pamundësi për të menduar për realitetin që të rrethon.
Njeriu ka frikë nga koha e lirë, sepse ne kemi harruar çfarë të bëjmë me të. Po të kemi kohë të lire nuk do të mund të ikim nga vetja, do duhej ta njihnim veten patjetër, ndoshta kjo na frikëson më shumë, sesa një shef i nevrikosur dhe i pangopur.

Mendimet janë të ndryshme, por ti përsëri do vazhdosh të punosh apo të kërkosh të bëshë diçka. Andaj dhe tash funksiono dhe shpërndaj energji pozitive rreth teje.

No votes yet.