Pune praktike gjatë sezonit veror në ProCredit Bank.

06 / 05 / 2014 0 Komente

Pune praktike gjatë sezonit veror në ProCredit Bank.

Pune praktike gjatë sezonit veror në ProCredit Bank.

 

 

Pune praktike gjatë sezonit veror në ProCredit Bank.

Grupi ProCredit përfshin 22 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi “banka fqinje”, e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe promovon krijimin e vendeve të reja të punës.

Përveç kësaj, përpiqemi të zhvillojmë një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare, për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të cilat operojmë ne.

ProCredit Bank i fton të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kriteret e shënuara më poshtë që të aplikojnë për Pune praktike gjatë sezonit veror në ProCredit Bank.
Studentët e përzgjedhur, do të caktohen në një nga rajonet ku operon ProCredit Bank (Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan) për një periudhë prej një deri në tre muaj dhe gjatë kësaj periudhe ata do të pranojnë pagë.

Kë po kërkojmë ne?
• Ne jemi duke kërkuar studentët të cilët janë të gatshëm për të mësuar dhe të cilët janë në gjendje të përshtatën në mjedise të reja.
• Në i kushtojmë rëndësi të madhe studentëve të cilët kanë investuar në studimet e tyre dhe të cilët janë të orientuara drejt zhvillimit profesional.
• Studentët me aftësi që kuptojnë dhe komunikojnë me klientët tanë.
• Ne kemi nevojë për studentët të cilët janë të gatshëm dhe në gjendje të marrin përgjegjësi dhe të marrin vendime në bazë të arsyes, logjikës dhe sensit të përbashkët.
• Ne duam studentë të ndershëm dhe të besueshëm, të aftë për të trajtuar informacionin konfidencial me diskrecion.
• Studentët të cilët janë entuziast për të kontribuar në objektivat tona.

Kriteret e përshtatshmërisë për programin e praktikës:
• Studentët duhet të jenë në vitin e fundit ose të parafundit të studimeve të tyre.
• GPA (nota mesatare) të jetë 7.5/10 ose 2.5/4 (dëshmia është e detyrueshme kur të ftoheni për intervistë individuale).

Ne ofrojmë punë praktike interesante dhe sfiduese në një ambient ndërkombëtar e dinamik, të karakterizuar me kulturë të hapur komunikimi. Për të aplikuar për praktikë, plotësoni dhe të dorëzojeni APLIKACIONIN E CV ONLINE, së bashku me një LETËR MOTIVIMI. Për të shkuar në formularin e aplikimit, drejtohuni tek web-faqja jonë: www.procreditbank-kos.com dhe në seksionin e burimeve njerëzore gjeni mundësinë për aplikim për programin për praktikë.
Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju jeni pikërisht të përshtatshëm për programin e praktikës. Është shumë e rëndësishme për ne të dimë motivin tuaj për t’u bashkuar me ekipin tonë. Prandaj, ne ju rekomandojmë që të lexoni për ProCredit para fillimit të përgatitjes së CV-së tuaj dhe letrës së motivimit.
Për më shumë informata në lidhje me grupin ProCredit në gjithë botën, mund të gjeni në faqen tonë të internetit http://www.procreditbank-kos.com/sq/Ballina dhe në faqen e internetit të kompanisë sonë mëmë http://www.procredit-holding.com/en/.

Në letrën e motivimit, ju duhet të shpjegoni qartë arsyet tuaja për aplikim. Një letër e mirë-strukturuar dhe me motiv të sinqertë është me rëndësi jetike – ne analizojmë të gjitha letrat e motivimit me kujdes të lartë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 20 maj, 2014.

No votes yet.