Qysh mu knaq në punë

22 / 11 / 2014 0 Komente

Qysh mu knaq në punë

Qysh-mu-knaq-në-punë

 

Mendoj dhe besoj që duhet ta shijosh 8 orëshin e kaluar në punë.

Mënyra se si e shoh këtë është se ju kaloni më shumë kohë në punë se sa në shtëpi me familjen tuaj. Nëse koha më e madhe e jetës tuaj kalohet keq, pa dëshirë, pa dyshim që është diçka e mërzitshme.

Tash, mos e merr për të keq. Nuk jam duke thënë që duhet ta lësh punën. Është normale që duhet të punosh gjatë kohës kur je në punë. Edhe pse mund të jenë stresuese disa situata dhe kolegë në punë, përsëri ke mundësi të zgjedhësh dhe të përshtatesh.

Nëse e bën këtë do të jesh më produktiv dhe më i shëndetshëm. Dihet, stresi është shkaktari më i madh i sëmundjeve të ndryshme.

Punë për qefi

Shpesh e ke dëgjuar këtë mirëpo sigurisht të është dukur e pamundur. Ja që disa gjëra mund të të ndihmojnë dhe ty t’ia kalosh më mirë në punë:

  1. Zgjedhe punën e duhur
  2. Mbaje përgjegjësinë
  3. Luaj

Zgjedhe punën e duhur

Pa marrë parasysh sa “cool” i ke kolegët përsëri kjo nuk është e mjaftueshme, nëse nuk je duke e bërë punën për të cilën ti je i kualifikuar. Kjo është posaqërisht e vështirë për personat që posa e kanë përfunduar shkollimin. E ke një diplomë, plotë faktura për t’i  paguar dhe ëndërra të pa plotësuara; të gjitha këto aryse të shtyjnë të pranosh punën e parë që të vjen për dore. Sado që të duket e arsyeshme, mos e bëjë këtë! Punët vullnetare para dhe gjatë shkollimit do të të vijnë shume në ndihmë në raste të tilla. Andaj dhe një këshillë, mos e le punën vullnetare ta bësh mas diplomimit. Shiko si i ke alternativat dhe  zgjedh me të mirën për ty në plan afatgjatë.

Mbaje përgjegjësinë

Nëse dëshiron t’ia kalosh mirë në punë, patjetër të duhet t’i kryesh punët për të cilat je i kualifikuar.

Duhet ta shikosh punën si një pikturë të madhe,  ta shohësh qëllimin.

Nëse e shikon punën jo sot për sot por si një plan më të gjërë, e sheh që çdo detyrë sado që të duket e vogël e ka vlerën e vet; Po të duket e mërzitshme, a po?!

Nëse e ke një plan më të gjërë dhe çdo ditë vepron për të plotesuar atë plan, problemet zbuten dhe realizohen më lehtë.

Luaj

Eee kujt nuk i pëlqejnë lojërat?! Sigurishtë që po të duket e lehtë dhe e dashur kjo pjesë, por është njejtë e rëndësishme. Duhet të luash në punë!

Sfidoji kolegët në lojëra të ndryshme. Luaj ping-pong, tenis, lojëra me letra, shah, ose çkado që ju do zemra. Me rëndësi ndërrimi i rutinës dhe monotonisë së punës. Mund dhe të vendosësh “puzzle” të ndryshëm në zyre që herë-herë ta provosh veten.

Puna shpesh është e mërzitshme dhe sfilitëse por përderisa këto janë rregullat e shoqërisë, ti ke nevojë për një punë në mënyrë që të jetosh, e ti nuk mund t’i ikësh kësaj. Mundohu pra të paktën t’ia kalosh bukur 8 orë. Besom, nuk është edhe aq vështirë.


Tash, tregom sa e dëshiron punën që e bënë ose çka t’i ngrit nervat më së shumti në punë, bashkë ndoshta mund të gjejme një lojë.

 

Shkruar nga Qendresa Krasniqi  13 nëntor 2014

Rating: 3.0. From 1 vote.