Si do të mund të rinjt e diplomuar të gjejnë punë

24 / 02 / 2013

Si do të mund të rinjtë e diplomuar të gjejnë punë

Si do të mund të rinjt e diplomuar të gjejnë

Diplomën e ke në dorë, por tash pyet veten si të gjesh punë?!

Kjo nuk është e pamundur, thjeshtë duhet të kesh një strategji dhe t’i ndjekësh disa hapa:

1. Shiko përpara, me një vizion për veten tuaj.

Ambicia personale është një nga cilësitë më bindëse që një profesionist i ri mund të ketë, dhe ju përcakton veçmas menjëherë. Ndani pak kohë të kuptoni se çfarë dëshironi dhe mos kini frikë për ta shprehur atë.

Shumë të rinjë nuk e dinë saktësisht se çfarë duan, sepse nuk kanë përjetuar ende eksperiencë të punës. Kjo është evidente në Kosovë, ku çdo i diplomuar, për shkak të mësimeve teorike, në praktikë mbetet i kufizuar. Për të arritur këtë është rregull që të kesh një vizion për tani, që ta kesh më të lehtë të bëhesh pjesë e tregut të punës.

Një gabim që kurrsesi nuk duhet ta bëni, është se nuk duhet të thoni asnjëherë se do ta pranoni çfardo pune, sepse kjo do të tregonte se sa i dëshpëruar je për punë.

2. Mos e nënvlerëso lëminë në të cilën ke studiuar.

Urtësitë konvencionale thonë se nëse nuk je inxhinier i softwerëve, apo mjek, dentist, mësues… atëherë ju nuk do të keni fat për të gjetur punë. Mos u kap me këto ide fikse të të tjerve, hapin e madh në jetë që e ke bërë kur ke vendosur për të studiuar, sigurisht se e ke bërë për një arsye, andaj ia vlen gjithsesi.

Shumë kompani janë duke kërkuar punëtor jo të përkryer, sepse si të tillë nuk ka, por njerëz që pranojne të mësojnë vazhdimisht. Andaj tregoju njerzve që ti e sheh botën prej një përspektive tjetër, bëhu optimist, dhe i interesuar për çdo gjë të re.

Harmonia dhe pozitiviteti janë karakteristika për një njeri që e do punën. Njohuria në muzikë e art do të ju bëjë me më klas dhe ndoshta ndonjëherë do të ju duhet edhe për koktej marketingu apo diç tjetër që do të ju përkoj të punoni.

3. Krijo rrjetin e kontakteve dhe mos u ndal.

Punën s’mund ta gjesh në shtëpi, përveç nëse punon online, andaj do të të duhet të mbash kontakte me çdo person profesional që ti e njeh, e kështu ta zgjerosh listën e kontakteve tua. Të ndjekesh komunitetet e ndryshme është mënyra më e lehtë të takosh njerëzit e duhur. Njerëzit janë më të gatshëm për të ndihmuar të rinjtë sesa që e mendoni.

Nga kjo, ju do të filloni ndërtimin e një rrjeti të sigurtë. Shumica e njerëzve gjejnë punë nga lidhjet. Dhe si një anë përfitimi, ju do të mësoni informacion të ri nga çdo person që njihni.
Ky është çelësi – Të vazhdosh të bësh këtë edhe pasi që jeni duke punuar në një punë! Mbajtja mesatare për një punë të parë është 1-2 vjet. Ju do të duhet që të mbani tërë ato lidhje të rëndësishme edhe kur ju nuk keni nevojë për to. Në fakt, kjo është koha më e mirë për të krijuar lidhje, atëherër kur veç jeni në marrdhënie pune
atë.

No votes yet.