Si të veprojmë pasi që kemi humbur punën?

22 / 11 / 2014 0 Komente

Si të veprojmë pasi që kemi humbur punën

Si të veprojmë pasi që kemi humbur punën

Humbja e punës është një gjë shumë e vështirë, dhe zakonisht përballohet shumë keq. Njëra prej arsyeve është se tregu i punës është shumë i vogël, ndërsa tjetra arsye është se nuk dimë a të gëzohemi që e humbëm atë punë, dhe tani na janë hapur dyertë për ndjekjen e “ëndrrës”, apo të ndihemi keq sepse na janë ndalur të ardhurat.

Niveli i stresit që shkaktohet pas humbjes së punës,ësthë menjëherë nën nivelin e stresit që shkaktohet nga ndonjë lëndim personal apo nga humbja e ndonjë anëtari të familjes.
Mirëpo janë disa gjëra të cilat mund t’i bëni që ta tejkaloni këte problem.

1. Pregatitja
Si edhe në çdo gjë tjetër në jetë, asgjë nuk e tejkalon “dhimbjen” e pushimit nga puna, më mirë se pregatitja.
Nësë paraqitesh çdo ditë në punë me mendimin se ti nuk definohesh nga kompania ku punon, po definohesh nga ajo që ti e bën për kompaninë, atëherë do të jetë më e lehtë për ty të vazhdosh menjëherë pasi që të pushohesh nga puna.
Gjëja tjetër është, që nuk është aq e vështirë të vërejmë shenjat të cilat tregojnë që shumë shpejt ka gjasa që të pushohemi nga puna, kështu që gjatë kësaj kohe filloni të pregatiteni për të vazhduar më tutje (me kursime ose me kërkim të një pune tjetër).

2. Rregullimi i emocioneve
Si e bëni këtë gjë varet nga personi në person. Mirëpo kryesorja është që t’i qetësoni këto emocione.
Disa e bëjnë këtë me ushtrime fizike( vrapim, fitness, joga), disa e flasin dhe e diskutojnë me miq, disa të tjerë e qetësojnë veten duke u marrë me art( shkrim, vizatim, muzikë), ndërsa disa të tjerë e vendosin fotgrafinë e shefit të tyre në mur, dhe e gjuajnë me shigjeta. Mënyra se si e kalon këtë fazë nuk është e rëndësishme aq shumë, për arsye se çdo kush e bën në mënyrën e vet, mirëpo çfarë është e rëndësishme është që ju ta kaloni këtë fazë.

3. Synoni të arrini sa më lartë
Nuk e di se si janë statistikat dhe sa është mesatarja e pushimit nga puna për një njeri, mirëpo gjasat janë që të paktën një herë në jetë, do të pushoheni nga puna, për arsye të ndryshme.
Kur të flasësh me ata persona që janë pushuar nga puna, gati të gjithë në fillim do të përgjigjen, “Pse më ndodhi kjo gjë mua? Nuk di qfarë do të bëjë tani!”, mirëpo nëse të njejtën pyetje ua bën atyre pas 5-10 vjete, gati të gjithë do të përgjigjen se kjo ishte gjëja më e mirë që u ka ndodhur në jetë, pushimi nga puna.
Përjashtimi nga puna nuk është gjeja më e keqe që ju ka ndodhur, në fakt, kjo mund të konsiderohet edhe si mundësi. Kështu që, pas pushimit nga puna, filloni të mendoni se në cilat fusha jeni të mirë, dhe koncentrohuni që të kërkoni punë në po atë drejtim.

4. Qëndro aktiv
Me tu përjashtuar nga puna nuk do të thotë që tani keni mundësinë që të uleni dhe të relaksoheni në shtëpi. Është e kuptueshme që t’i lejoni vetes disa ditë pushim ose një javë, mirëpo pas asaj aktivizohuni dhe filloni të kërkoni punë. Takoni njerëz, krijoni kontakte, dërgoni CV-n tuaj nëpër konkurse… Bëni të paktën 5-6 gjëra që do ju ndihmojnë apo afrojnë tek ëndërra juaj.


Në fund më duhet të ju them që nuk ka lidhje se çfarë bëni, mirëpo përpiquni që të qëndroni fizikisht dhe mentalisht të relaksuar dhe të gatshëm për të filluar një punë të re.

 

Shkruar nga Kushtrim Thaqi  20 nëntor 2014

No votes yet.