Si t’i lëni përshtypje të mira intervistuesit

20 / 01 / 2013 1 Komente

Si t’i lëni përshtypje të mira intervistuesit

përshtypje të mira intervistuesit

 

 

   Si t’i lëni përshtypje të mira intervistuesit

 

 
Shpjegimi dhe përpjekja për të bindur dikë se pse duhet të ju punësojë, mund të jetë paksa situatë e pakëndshme. Ju duhet t’i bëni reklam vetës, por sigurisht nuk dëshironi të duket sikur po e reklamoni vetën në atë mënyrë sikur të jesh produkt reklamues. Në vend se të tregoni në detaje se sa i mirë je dhe i gjindshëm, do të ishte mirë të tregoni një histori në të cilën dalin në pah vetitë e tua të mira. Një ngjarje e tillë do të mund të fillonte kështu:

  • Situata Fillo bisedën duke treguar për një problem apo situatë që ju apo kompania juaj jeni ballefaquar.
  • Detyrat Përshkruajë se çfarë përgjegjësie kishit ju në zgjidhjen e problemit.
  • Arritjet  Shpjegoja se çfarë keni bërë për të përmbushur përgjegjësinë.
  • Rezultatet Çfarë ka ndodhur si rezultat i arritjeve tuaja? Janë rrit të hyrat? A janë përmbushur kërkesat e konsumatorit më mirë ndaj shërbimeve tuaja?

Këshilla të rëndësishme për Intervistë
Gjatë një interviste për punë është e rëndësishme të shpjegoni se çfarë ju mund të bëni për kompaninë, është e domosdoshme për të ndërtuar besimin me personin që ju interviston juve. Këtu janë tri mënyra:

  • Gjuha e trupit  Edhe nëse nuk ndiheni rehat, mundohuni të dukeni i qetë. Kur intervistuesi përdor gjuhën e trupit hapur dhe ti mundohu të jesh i hapur. Rri e fol shlirë!
  • Gjej interesat e përbashkëta Prej bisedes shiko të gjesh të përbashktat mes teje dhe intervistuesit, do të thotë interesat e ngjajshme.
  • Tregoj një tregim Çdo anekdotë që ju thoni duhet të ketë një formë rrëfimi që mund të përcjellë cilësitë tuaja më të dëshirueshme.

Si të flsni për dobësitë e tuaja në një Intervistë për punë
Sigurisht të gjithë pretendojmë të shfaqemi të fortë, por të gjithë kemi dobësi. Gjithsesi nuk do të mund të evitojmë pyetjen se cila është pika jonë e dobët.

  • Përgatitni një përgjigje Po, ju keni nevojë për një përgjigje, duhet të mendoni për diqka, duhet të jeni të sinqertë e të qetë kur të flsini. Mos të ju vijë keq, sepse secili nga ne ka një pikë të dobët. Fol shkurt dhe mos u ndiej në faj.
  • Bëj një pyetje prapa Në intervistë mund të shmangni vëmendjen nga ju nëse ktheheni në muhabet një hap mbrapa duke parashtruar një pyetje intervistuesit.


Ajo që është me rëndësi në një intervistë është të jeni të balancuar. Ngritja dhe ulja e zërit tregon frikë, andaj ndihuni mirë dhe rehat. Vetëm kështu mund të arrini të tregoni më të mirën nga ju.

 
nga:

No votes yet.