Ushqimi nga përspektiva e biznesitNga përspektiva e biznesit pse është

16 / 05 / 2013 0 Komente

Nga përspektiva e biznesit pse është e rëndësishme që punëtorët të jenë të shëndetshëm

Ushqimi

Ushqimi

jo i shëndëtshëm ju bënë të ndiheni të fryrë dhe për një kohë të gjatë do të ju dëmtonte dhe trupin. Pa një trup të shëndetshëm nuk mund të kesh as mendje të shëndoshë. Shendeti mental është parësor për një punë të sukseshme dhe të kryer në afatin e duhur.

Një studim nga journal Population Health Management tregon që ushqimi i dobët ju ulë produktivitetin për 66 %, në rritjen e kësaj përqindje ndikojnë dhe shprehia për të bërë rrallë ushtrime. Ndërsa pirja e duhanit ndikon 28 % në uljen e produktivitetit.

Sipas studimeve njerëzit kanë mundësi të humbin produktivitetin në moshën 30 dhe 39 vjec.

Business NewDaily raporton që njerëzit që punojnë në industri mund të humbin produktivitetin më shumë. Sektori më i prekur janë ata që punojnë në transport. Ndërsa më të fokusuarit dhe që kanë produktivitet në rritje janë njerëzit që merren me peshkim. Pra dhe ju do të mund t’i përdorni këto studime si udhëzime, një ditë në peshkim nuk do të ishte keç, nuk do të duhej të ishit peshkatar profesionist, koha në natyrë do të ju ndihmonte të qetësonit mendjen dhe shpirtin. Më pas ditët e javës në vazhdim nuk do të ishin të vështira edhe nëse do të kishit shumë punë për të bërë.

Ka shumë studime tjera dhe shkrime që do të mund t’i lexonit e të merrnit këshilla pozitive se si të rritni produktivitetin duke ngrënë shëndetshëm dhe ndonjëherë dhe ushtrime fizike.

Si ti ndërrojmë shprehitë

Ajo çfarë do të duhej të bëni është të hani shëndetshëm, një dietë e shëndetshme me fruta dhe perime. Me pak bruma sepse sigurisht nuk do të donit të ndiheni të fryrë dhe në siklet përderisa punoni.

Frutat dhe për ata që janë tolerant ndaj sojes do të ishin zgjidhje e duhur për mëngjes. Por për të mbajtur trupin shëndetshem nuk mjafton vetëm ushqimi i duhur, pak ushtrime diku deri rreth 30 minuta në ditë do të ju bënit të ndiheni shumë mirë dhe të sigurt në vete. Nëse nuk keni informacione se si të bëni ushtrime pa shkuar në fitnes, sepse kjo sigurisht ka një kosto, atëherë një këshillm me dikë që kupton nga kjo fushë nuk do të ishte keç. Do të mund të shikonit dhe kurse apo video online.

Glukoza apo sheqeri në ushqim është element i nevojshëm për të funksionar truri dhe të jeni të fokusuar. Por gjithashtu do të duhej të merrnit dhe proteinë për të rritur qëndrueshmërinë e veprime tjera që i bëni gjatë ditës.

Pra kur njerëzit nuk konsumojnë ushqim të shëndetshëm ata fillojnë të ndihen me më pak energji, më pak të fokusuar, kjo sigurisht bënë që dhe në punë të jenë më pak produktiv.

 

 

Përse do duhej që “shefat” ti kushtojne rëndësi shëndetit fizik të punëtorit

Produktiviteti do të ulet kur punëtorët nuk kanë informacione të duhura se si të ushqehen apo nuk ia lejon kostoja për ushqim të duhur. Andaj çdo shef do të duhej të kishte këtë parasysh, sa më shumë që të jetë rroga e vogël do të duhej të harronit se do të mund punëtorët të kryejnë punë kreative dhe me potencial e produktivitet të plotë.

Për njerëzit në biznes, pra për punë që duhet “hargjuar mend” duhet dhe ushqim i duhur, muskuj

të theksuar dhe energji e mjaftueshme për të funksionar si duhet truri. Shëndeti mental pra është parësor që një punëtor të arrijë të jep më të mirën nga ai.

Këshilla se si t’i ndryshoni shprehitë në zyre duke bërë ushtrime

Pronarët apo menagjerët që merren direkt me punëtorë, do të duhej t’i inkurajonin për të bërë ushtrime po aty në zyre. Gjysëm ore ushtrime do të mund të realizoheshin madje dhe aty para tavoline në karriken ku punëtori punon. Kompanitë që do të mund ta lejonin vetës një sallë sporti, ndoshta dhe të improvizuar por me hapësirë më të madhe do të ishte dhe më mirë dhe efektive.

 

Dihet që pothuajse 50% të rasteve me diabet që asociohen me obezitet mund të parandalohen me dietë.

Mund të parandaloni shumë sëmundje vetëm duke ndërruar pak lifestyle-in tuaj. Mënyra se si ju jetoni çdo ditë mund të ndërrohet duke bërë çdo herë diqka të mirë për trupin dhe mendjen tuaj. Koston për ushqim të shëndetshëm dhe ushtrime do të mund ta nxjerrnit dhe duke mundur disa shprehi të këqija, sikurse pirjen e duhanit, alkoolit apo dhe blerjen e shumë pijeve me sheqerna dhe ngjyrë artificiale.

Pra shërimi për trupin tënd dhe lirimin e stresit varet pikërisht nga ju!

nga:

No votes yet.